02 Shkurt 2023

Aplikim për vizë të SHBA-së rritet në 140 dollarë

Prishtinë, 28 maj - Ambasata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka bërë të ditur se duke filluar nga 4 qershori, pagesa për aplikim për shumë viza të SHBA-ve do të rritet në 140 dollarë të SHBA-ve.

Pagesat për viza joimigruese të SHBA-ve, duke përfshirë edhe vizat turistike B1/B2, dhe vizat për vizitorë biznesorë, si dhe të gjitha vizave studentore dhe atyre për shkëmbim të vizitorëve (F, M, dhe J), do të jenë 140 dollarë.

Aplikantët për viza të bazuara në kërkesa nga ndonjë subjekt nga SHBA-të, si punëtorët e përkohshëm, interpretuesit, punëtorët fetarë, do të paguajnë një shumë më të lartë për aplikim.

Aplikuesit që tashmë kanë bërë pagesën prej 131 dollarëve por të cilët nuk e kanë të caktuar intervistën deri me 4 qershor, 2010, apo më vonë, do ta paguajnë diferencën në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup (qoftë në dollarë të SHBA-ve apo në denarë maqedonas; Eurot nuk pranohen); ata NUK duhet të paguajnë diferencën në bankë.

Departamenti i Shtetit i SHBA-ve po i rritë pagesat që të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar rritjen e shpenzimeve të procesimit të vizave joimigruese.

Struktura e re e shkallëzuar e pagesave është krijuar për të mbuluar shpenzimet e rritura për procesimin e kategorive të caktuara të vizave joimigruese të cilat janë më të ndërlikuara, dhe kërkojnë shqyrtim më të thellë se sa shumica e kategorive të tjera të vizave joimigruese.

Për shkak të një numri arsyesh, duke përfshirë edhe përmirësimet e sigurisë, pagesa paraprake, e përcaktuar me 1 janar 2008, më nuk i mbulon shpenzimet aktuale për procesimin e vizave joimigruese.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)