07 Tetor 2022

Amnesty International akuzon Rusinë për krime lufte në Kharkiv

Kiev, 14 qershor - Amnesty International akuzoi të hënën Rusinë për krime lufte në Ukrainë, duke thënë se sulmet në Kharkiv, shumë prej tyre me bomba thërrmuese të ndaluara, vranë qindra civilë.

"Bombardimet e përsëritura të lagjeve të banuara në Kharkiv janë sulme pa dallim që vranë dhe plagosën qindra civilë, dhe si të tilla paraqesin krime lufte", tha grupi për të drejtat e njeriut në një raport për qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

"Kjo vlen si për sulmet e kryera me municione thërrmuese ashtu edhe për ato të kryera me raketa dhe predha artilerie të pa komanduara", thuhet ne një njoftim të grupit.

Amnesty tha se ka gjetur prova në Kharkiv të përdorimit të përsëritur nga forcat ruse të bombave thërrmuese 9N210 dhe 9N235 dhe minave tokësore thërrmuese, të cilat janë të ndaluara sipas konventave ndërkombëtare.

Bombat thërrmuese lëshojnë dhjetëra bomba ose granata në ajër, duke i shpërndarë ato në disa qindra metra katrorë.

Minat tokësore thërrmuese kombinojnë "përbërësit më të këqij të mundshëm të municioneve thërrmuese dhe minave tokësore kundër këmbësorisë", tha grupi për të drejtat e njeriut.

Predhat artilerike të pa komanduara kanë një mundësi gabimi prej më shumë se 100 metrash.

Raporti me titullin, "Çdokush mund të vdesë në çdo kohë", shpalos hollësi se si forcat ruse filluan të shënjestërojnë zonat civile të Kharkivit në ditën e parë të agresionit më 24 shkurt.

Bombardimet e "e pamëshirshme" vazhduan për dy muaj, duke shkaktuar "shkatërrime të rënda" në qytetin me 1.5 milionë banorë.

"Njerëzit u vranë në shtëpitë e tyre dhe në rrugë, në kënde lojërash dhe në varreza, ndërsa ishin në radhë për ndihmë humanitare, ose duke blerë ushqime dhe ilaçe", tha Donatella Rovera, këshilltare e lartë e Amnesty International për reagime ndaj krizave.

“Përdorimi i përsëritur dhe në shkallë të gjerë i municioneve thërrmuese të ndaluara është tronditës dhe një tregues i mëtejshëm i shpërfilljes së plotë të jetës së civilëve. Forcat ruse përgjegjëse për këto sulme të tmerrshme duhet të japin llogari".

"Ajo nuk kishte asnjë shans"

Administrata ushtarake e Kharkivit i tha grupit se 606 civilë janë vrar dhe 1,248 janë plagosur në rajon që nga fillimi i konfliktit.

Amnesty International tha se "ligji humanitar ndërkombëtar ndalon përdorimin e sulmeve pa dallim"... dhe se sulmet e tilla që çojnë në vdekjen apo plagosjen e civilëve, apo dëmtimin e objekteve civile, paraqesin krime të luftës".

Një dëshmitar që foli me grupin tha se i kishte mbijetuar kancerit për t'i humbur të dyja këmbët nga një bombë thërrmuese ruse.

Olena Sorokina, 57 vjeçe, ishte jashtë ndërtesës së saj kur u qëllua. Ajo humbi njërën këmbë në çast dhe tjetra u desh t'i pritej më pas.

Një fqinj i saj u vra në vend. Vajza e tij tha se fragmentet e bombës shpërthyen në ndërtesë.

"Nëse mamaja do të kishte qenë brenda shtëpisë, ajo do të ishte qëlluar. Ajo nuk kishte asnjë shans përballë një bombardimi të tillë", tha ajo.

Amnesty hetoi 41 sulme ruse që vranë të paktën 62 njerëz dhe plagosën të paktën 196. Grupi foli me 160 njerëz në Kharkiv gjatë dy javëve në prill dhe në maj, përfshirë të mbijetuarit, të afërmit e viktimave, dëshmitarët dhe mjekët.

Ukraina thotë se ka nisur më shumë se 12,000 raste hetimesh për krime lufte që nga fillimi i agresionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 tetor 2022 - Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zviceran në Kosovë lansojn thirrjen “Projektet Investuese të Diasporës” në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”. (Ndërtesën Qeverisë, salla P38, ora 9:30)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi mban konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. (Holli i Kuvendit të Kosovë, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë përmbledhjen e politikave 'Dispozitat për koston e lejes së lindjes, atësisë dhe pushimit prindëror në Ligjin e Punës', të shkruar nga Dita Dobranja në emër të RrGK-së. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon prezantimin e “Udhëzuesin për verifikimin bazë të informacionit mediatic” i cili është i dedikuar kryesisht për komunitetin serb të Kosovës. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitovicën e Veriut, ora 11:00)

- Sekretari Gjeneral i FIBA Andreas Zagklis takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)