19 Prill 2024

Ambasadorja e Kosovës në Izrael merr kartelën diplomatike

Jerusalem, 16 mars - E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael Ines Demiri, ka marrë kartelën diplomatike të këtij vendi.

Kjo u bë e ditur nga shefi i Protokollit të Ministrisë së Jashtme izraelite Gil Haskel i cili i ka dorëzuar kartelën Demirit, duke i uruar asaj mirëseardhje.

“Isha i nderuar t’i dorëzohej Ines Demirit kartelën diplomatike të Izrealit, si Shefe e parë i Misionit të Ambasadës së parë të Republikës së Kosovës në Jerusalem, Izrael. Mirë se vini Ines!!! Mirë se vini Kosovë!!’.

Dje edhe zyrtarisht është hapur Ambasada e Kosovës e cila do të gjendet në Jerusalem.

Hapja ka ardhur si rezultat i “Marrëveshjes së Washingtonit”, e cila u nënshkrua më 4 shtator, ku u bë edhe njohja reciproke mes dy vendeve.

Muajin e kaluar Kosova dhe Izraeli vendosën edhe marrëdhënie diplomatike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)