Washington, 5 dhjetor - I dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha se SHBA-ja dëshiron të shohë normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që do të... Lexo
Paris, 5 dhjetor - Franca po përgatitet sot për greva dhe protesta masive kundër reformave në pensione, të planifikuara nga presidenti Emmanuel Macron. Lexo
Bruskel, 4 dhjetor - Presidentja e Komisionit europian, Ursula von der Leyen premtoi një ndihmë prej 15 milionë eurosh për Shqipërinë e goditur nga tërmeti më i... Lexo
Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2019
- Administrata Tatimore e Kosovës organizon tryezën e konsultimeve publike me përfaqësues të bizneseve, lidhur me hartimin dhe zbatimin e “Planit për përmirësimin e integritetit” të ATK-së. (Hotel Sirius, ora 9:00)
- Open Data Kosovo në bashkëpunim me fondacionin ePanstwo, organizatë kjo që operon në Poloni organizojnë konferencën ndërkombëtare mbi të dhënat e hapura dhe iniciativat teknologjike në Kosovë dhe Evropë, titulluar “GOT_Data”. (Prishtinë, 9:30)
- Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të prezantoj raportin e punës për vitin 2019 ku edhe do të bëhet prezantimi i planit të punës për SHSKUK-në për vitin 2020. (Hotel Emerald, ora 10:00)
- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, gjatë së cilës do të shpaloset analiza “Konsensusi i brendshëm si parakusht për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi”. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)
- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizon ndarjen e çmimeve "Vangjush Gambeta 2019”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti, nga gazetarë ekonomikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. (Hotel Swiss Diamont, ora 11:00)
- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për media ku do të shpalosen vendimet e fundit nga mbledhja e Bordit Ekzekutiv. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:30)
- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon panel diskutimin në temën: “Krimet e luftës – Sigurimi i provave, sfidat dhe përvojat me dëshmitarë”. (Hotel “Star Hill”, Rr. Prishtinë - Veternik, ora 14:00)
- Mbahet ceremonia e përvjetorit të 20-të të Radio K4. (Shtabi Qendror i KFOR-it në kampin “Film City”, ora 15:00)