19 Shtator 2020

Zgjedhja e rektorit të UP-së në rrezik nga politika

Prishtinë, 23 korrik - E shqetësuar për situatën e zgjedhjeve në UP dhe duke qenë se tashmë është bërë publik emri i kandidatit Zenun Halili për rektor të UP-së, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka vendosur të analizojë kredencialet e tij akademike dhe etike.

Zenun Halili ka filluar punën në UP në vitin 2003, ndërsa është avancuar në pozitën e profesorit të asocuar në vitin 2011, pozitë për të cilën i janë dashur 3 punime shkencore në revista ndërkombëtare të cilat sipas ORCA-se nuk i ka pasur.

Në CV-në e tij të përditësuar në faqen e UP-së më 7 korrik të këtij viti, pra para disa javësh, evidentohet se deri në vitin 2018 Zenun Halili nuk ka pasur asnjë punim shkencor të publikuar në revista ndërkombëtare.

3 punimet e tij pas vitit 2018 janë në revista që përkasin në platformën WorldCat e cila nga janari i vitit 2021 nuk është e vlefshme për avancim në UP.

Kjo sipas ORCA do të thotë se nga janari i vitit 2021, nëse Zenun Halili zgjedhet rektor i UP-së, vetë rektori do të jetë jomeritor i titullit të tij sipas rregullativës në fuqi, ndërkohë që profesorët e tjerë të UP-së do të jenë të shtrënguar të plotësojnë kriteret tashmë të ngritura të tiitujve akademikë.

Zenun Halili sipas ORCA-se është po ashtu autor në dy punime që janë të listuara në listën e revistave mashtruese, çka do të ishte jashtëzakonisht problematike nëse Halili zgjedhet rektor.

"Zenun Halili ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Këshillit Drejtues me qëllim të kandidimit për rektor të UP-së, çka na bën të dyshojmë se ai ka marrë garanci të forta politike për zgjedhje si rektor pasi rikthimi në pozitën e mëparshme të anëtarit të Këshillit Drejtues pas dorëheqjes nuk do të jetë më i mundshëm", thekson ORCA.

Ndërkohë, mediet tashmë kanë raportuar se Zenun Halili ka qenë kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e vitit 2014 dhe nuk mund të jetë rastësi që me ardhjen e një ministri nga radhët e AAK-së, të vijnë në shprehje emra që po ashtu kanë lidhje me AAK-në.

"Dyshimet tona shtohen edhe më tutje kur shohim se Zenun Halili është bashkëautor me Ministrin aktual Ramë Likaj në një punim të fushës së arsimit profesional", shton ORCA.

Përveç lidhjes politike evidente mes tyre, ajo që mbetet e çuditshme për ORCA-n është fakti që Zenun Halili - profesor i shkencave politike është bashkëautor në punim të pretenduar shkencor për arsimin profesional me Ramë Likajn - porfesor i inxhinierisë mekanike, gjë që ngritë dyshime për cilësinë e punimit dhe revistës ku është publikuar ky punim, pasi fushat e studimit të autorëve janë rrënjësisht të ndryshme nga njëra tjetra e po ashtu në raport me fushën e arsimit profesional në të cilën e kanë publikuar punimin e pretenduar shkencor.

Të tri fushat dallojnë si nga teknikat dhe metodologjitë shkencore që aplikojnë, po ashtu për nga përmbajtja shkencore që prodhojnë. Për më tepër, revista ku është botuar punimi pretendon rrejshëm se ka impakt faktor, çka e bënë atë të dyshimtë.

Pasur parasysh të gjitha rrethanat, ORCA shpreh shqetësimin e saj për mundësinë e kapjes politike të pozitës së rektorit dhe ju bën thirrje të gjitha partive politike në vend të mos bëjnë avantura të tilla në Universitetin e Prishtinës, pasi kapja e pozitës së rektorit nuk do të lejohet.

 Shoqëria kosovare ka thënë fjalën e vet për rektorin e UP-së, universitetit më të rëndësishëm të vendit, që nga viti 2014, kur atë e kishte kapur koalicioni PDK-AKR përmes Ibrahim Gashit, i cili pas protestave u detyrua të dorëhiqej.

ORCA u bënë thirrje organizatave studentore, stafit akademik, dhe OJQ-ve të reagojnë në moslejimin e degradimit të mëtejmë të situatës në arsim ku tashmë Ministri dhe Zëvendësministri janë inkompetentë, ndërkohë që synohet që pozita të tjera me rëndësi për Arsimin e Lartë të mbushen me njerëz të kalibrit të tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Shtator 2020 - Për nder të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, “Muzeu Lëvizës”, Komuna e Prishtines bashkë me Muzeun e mirëpresim edhe nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani dhe drejtoreshën ekzekutive të Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo hapin 'Muzeu Lëvizës'. (Sheshi 'Ibrahim Rugova', ora 10:00)

- Let’s Do It Kosova në kuadër të Lëvizjes Globale “Let’s Do It World” sjell përsëri në Kosovë “Ditën e Pastrimit të Botës 2020” ku do të fillojë me aktiviteti te pastrimin e qytetit nga mbeturinat. (Në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”, lokacioni te parkingu i autobusëve, ora 11:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Muzeun e Kosovës. (Muzeu i Kosovës, ora 11:30)

- Let’s Do It Kosova vazhdon me aktivitetin e dytë qëndror për shënimin e “Ditës së Pastrimit të Botës 2020”. (Parku i Qytetit të Prishtinë, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin Kryetari i LV-së, Albin Kurti dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Kreshnik Ahmeti. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)

- Përfaqësues të lartë nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës mbajn konferencë për media, të organizuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me aksionin e realizuar mbrëmë në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës dhe rajone tjera. (Prokuroria Themelore në Gjilan, rruga ‘’Marie Shllaku’’, ora 14:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Kopshtin me Bazë në Komunitet “Cicërimat”. (Kopshtin “Cicërimat”, ora 14:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Parku Germia. (Parku Germia, ora 15:00)