19 Mars 2024

VV kërkon zbatimin e kontratës kolektive për mësimdhënësit e pensionuar

Prishtinë, 24 maj - Sot, Lëvizja Vetëvendosje! mbajti konferencë për media në lidhje me mosrespektimin e kontratës kolektive të arsimit të nënshkruar në prill të vitit 2017, kontratë kjo që ka të bëjë me pagat jubilare dhe tre pagat përcjellëse për mësimdhënësit e pensionuar.

Deputetja Arbërie Nagavci në lidhje me këtë foli për diskriminim  ndaj punëtorve të arsimit nga moszbatimi i kësaj të drejte që tashmë është i garantuar dhe me ligj.

“Pavarësisht se kjo e drejtë ju takon tashmë me ligj, pothuajse në asnjë komunë, nuk respektohet dhe pagesat nuk janë duke u kryer."

"Ky diskriminim çon në tri dëme:  ndaj mësimdhënësve, ngarkimit të gjykatave me lëndë dhe në fund dëmtimin e buxhetit të Republikës së Kosovës për procedurat gjyqësore për të një të drejtë që tashmë është e garantuar”, tha Nagavci.

Për zgjidhjen e këtij problemi Lëvizja VETËVENDOSJE! ka propozuar amandamentim të ligjit për buxhetin në kohën kur u rishikua ai, mirëpo një amandament i tillë nuk kaloi.

Megjithatë, nëpërmjet Grupit Parlamentar, LV ka nisur një letër për të gjithë kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës ku kërkohet që t’iu njihet kjo e drejtë mësimdhënësve në mënyrë që ata t'i realizojnë të drejtat e tyre, në njërën anë, dhe në anën tjetër, të mos dëmtohet buxheti i Republikës së Kosovës për shpenzime të panevojshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)