24 Prill 2024

Vullnetarët e Korpusit të Paqës mbajnë garën për recitim në anglisht

Prishtinë, 13 dhjetor - Sot në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare nxënësit Kosovarë marrin pjesë në Garën Nacionale të Recitimit të Poezisë në Gjuhën Angleze. 

Nxënësit finalistë nga e gjithë Kosova të klasave 3-12 do të konkurojnë në garën e tretë vjetore Po-e-Zë.

Po-e-Zë është një konkurs nacional recitues i organizuar nga Vullnetarët e Korpusit të Paqes në Kosovë.

Nxënësit do të recitojnë poezi në gjuhën Angleze dhe do të vlerësohen nga një juri profesionale.

Do të zgjidhen tre fitues për secilën grupmoshë (shkollë fillore, e mesme e ulët, dhe e mesme e lartë).

Qëllimi i konkursit është të përmirësohen aftësitë e nxënësve në gjuhën Angleze, të rrisin vetëbesimin e tyre dhe të krijojnë një zonë për kreativitetin dhe vetë-shprehjen e tyre.  

Gara vjetore e tretë  me radhë Po-e-Zë këtë vit do të jetë akoma më e madhe. Do të ketë më shumë komuna të përfaqësuara, arsimtarë vendor të përfshirë dhe nxënës që do të garojnë si anjëherë më parë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)