26 Prill 2024

Viti 2012 ishte viti i Abetares unike Shqipëri-Kosovë

Prishtinë, 1 janar - Viti 2012 ishte viti i Abetares unike Shqipëri-Kosovë, përurimi i së cilës u bë në kuadër të festimeve të vitit jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në 17 maj në Prizren - qytetin historik të Lidhjes Shqiptare, ku janë vënë themelet e shtetit shqiptar.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi dhe drejtues të tjerë të lartë të dy shteteve morën pjesë në ceremoninë e promovimit të projektit Abetarja e Përbashkët Shqipëri – Kosovë.

Në Kosovë, abetarja e parë në gjuhën shqipe u botua në nëntorin e vitit 1946 në Prizren, ku një vit më herët kishte filluar të dilte gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, e shtypur në shtypshkronjë me shkronja plumbi që ishin sjellë me arka nga Shqipëria.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)