17 Tetor 2019

Vihet gurëthemeli për ndërtimin e një çerdheje dhe një shkolle në Istog

Istog, 26 qershor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vizituar sot qytetin e Istogut, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e vënies së gurëthemelit për ndërtimin e çerdhes në qytetin e Istogut dhe të vënies së gurëthemelit për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Tre dëshmorët e shkollës shqipe” në fshatin Uçë të kësaj komune.

Ministri Bytyqi fillimisht është takuar me kryetarin e Komunës së Istogut, Haki Rugova, me të cilin ka nënshkruar edhe një Memorandum Bashkëpunimi për bashkëfinancim të ndërtimit të objektit të ri të shkollës në Llukavc të Epërm të kësaj komune.

Ministri Bytyqi tha se, vetëm me një bashkëpunim të ngushtë me nivelin lokal, mund të arrijmë synimet për të pasur një standard të lartë të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve tanë.

Ndërsa, në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të çerdhes, ministri Bytyqi theksoi se ky investim po bëhet në kuadër të angazhimeve të mëdha që po bën MAShT për të krijuar kushte dhe mundësi për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm.

Edhe gjatë ceremonisë së vënies së gurëthemelit të shkollës në Uçë, Ministri përmendi përpjekjet e vazhdueshme të MAShT për të krijuar ambiente moderne dhe të përshtatshme për arsimim cilësor.

“Vet fakti se kjo shkollë mbanë emrin e tre dëshmorëve, tregon më së miri që populli ynë gjithmonë e ka dhënë edhe jetën për arsimin dhe gjuhën shqipe”, tha ministri Bytyqi dhe uroi të gjithë banorët e fshatit që do ta kenë një shkollë të re dhe moderne.

Gjatë ditës, ministri Bytyqi dhe kryetari Rugova vunë kurora lulesh te lapidari i tre dëshmorëve të fshatit Uçë, Hasan Hysenaj, Muharrem Hysenaj dhe Bajram Hoxhaj, vepra e të cilëve ka bërë që shkolla të marrë emrin “Tre dëshmorët e shkollës shqipe”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 tetor 2019 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Lartmadhërinë e saj, Sophie, Konteshën e Wessexit. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 9:30)

- Dogana e Kosoves organizon ceremoninë e shprendarjes se certifikatave për dy kompanitë kosovare të certifikuara si Operator Ekonomik të Autorizuar. (Objekti i Drejtorise se Doganes në Emshir, ora 10:00)

- Ambasada Britanike dhe Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës po mbajnë një konferencë për të filluar rezultatet e hulumtimit paraprak në traumën transgjeneruese në lidhje me Dhunën Seksuale të Lidhur me Konfliktin. (Hotel Swos Diamond, ora 10:30)

- Mbahet punëtoria “Shkolla e Mozaikut”. (Muzeu Kombëtar e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet protestë pasi Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. (Para Ambasadës së Suedisë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo organizojnc konferencën e përbashkët të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit rreth rrotulimit Rreth rrotullimi Lakrishtë - Rreth rrotullimi Arbëri. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Prokurori i Shtetit do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, kati III, salla e takimeve të Këshillit Prokurorial, ora 11:30)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon debat me studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për identifikimin e problemeve në këto fakultete dhe zgjidhjen e tyre përmes formave të ndryshme të mbështetjes së studentëve. (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ora 15:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozites "Post-Avangarda Lindore" te autorëve Adrian Çene, Brikena Bërdo dhe Albana Shoshi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)