19 Mars 2024

Video-ligjëratat do të transmetohen edhe gjatë ditës së festës zyrtare

Prishtinë, 7 prill - Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se siç është bërë e ditur, transmetimi i video-ligjëratave për mësimin në distancë, në Radio Televizionin e Kosovës, është duke u realizuar çdo ditë pune nga e hëna deri të premten përmes orarit të fiksuar i cili është i publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).  

Duke marrë parasysh faktin se transmetimi i video-ligjëratave sipas këtij orari mund të përkojë me ndonjë ditë që është e përcaktuar si festë zyrtare në Republikën e Kosovës, MAShTI sqaron se pavarësisht kësaj, video-ligjëratat do të transmetohen sipas orarit të fiksuar, pra edhe gjatë ditës së festës zyrtare.

Megjithatë, duke marrë parasysh faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditën e festave, MAShTI ju bën me dije se video-ligjëratat e transmetuara gjatë ditës së festës do të ri-transmetohen në RTK 4 ditën e shtunë të po asaj jave kur është festa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)