18 Prill 2024

Vetëvendosje, kallëzim penal ndaj drejtorisë së arsimit në Prizren

Prishtinë, 8 gusht -Sot, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren deponoi kallëzim penal, pranë Prokurorisë Komunale në Prizren, ndaj Nexhat Çoçajt, drejtor i arsimit të Komunës së Prizrenit, dhe Bekim Thaqit, mësimdhënës, për keqpërdorim të parasë publike.

"Ne konsiderojmë se Nexhat Çoçaj dhe Bekim Thaqi u kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm qytetarëve të Komunës së Prizrenit dhe rrjedhimisht kanë kryer këto vepra penale: Shpërdorim i pozitës zyrtare dhe i autorizimit, përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës, mashtrim në detyrë dhe përdorim i paautorizuar në detyrë."

Këto keqpërdorime sipas Vetëvendosjes  kanë ndodhur me rastin e organizimit të “Javës së Remzi Ademajt”, manifestim ky për nder të dëshmorit, në vitin 2011.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)