20 Prill 2024

Vetëvendosje i jep titulln Doctor Korrupsionis Causa rektorit Rugova

Prishtinë, 30 nëntor - Sot, ndërkohë që po ndodhte një tjetër ceremoni hipokrizie, një grup studentesh të Qendrës - Stufim kritkë veprm, në shenjë proteste për atë që po ndodh në Universitetin e Prishtinës, rektorit Mujë Rugova i dhanë titullin “Doctor Korrupsionis Causa”.

Korrupsioni në Universitetin e Prishtinës nuk ka më vetëm dimension financiar por sipas Vetëvendosjes ka prekur çdo sektor të UP-së.

"Qëllimi i këtij universiteti tashmë është i korruptuar. Universiteti i Prishtinës nga një institucion edukimi është kthyer në një institucion tregtimi. Në të tregtohen vende pune për militantë dhe diploma të cilat këmbejnë papunësinë me një vend si student."

Korrupsioni në universitet sipas tyre s’është gjë tjetër veçse pasqyrimi i gjendjes aktuale në Kosovë. Konjukturat partiake të vendit përmes ndikimeve të tyre e kanë shtënë në dorë universitetin, duke ndikuar në zgjedhjen e njerëzve që e drejtojnë atë, duke e përdorur universitetin pastaj si mjet për arritje të qëllimeve e përmbushjes së interesave të ngushta private e partiake.

Muajve të fundit Universiteti i Prishtinës u kthye në imazh ballinash për mediat e Kosovës, jo për ndonjë të re në fushën e shkencës, por si storie rrëfimi për korrupsionin.

Muaji tetor i këtij viti u bë muaji i skandaleve financiare. Vetëm Rektori Mujë Rugova mori 5,112 euro, ndërkaq dekani Skënder Ahmeti 7,943 euro.  Jashtë çdo norme, disa nga ta ua kalojnë me paga kolegëve të tyre në Evropë.

Disa nga emrat anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së u spikatën nga mediat për lidhjet e tyre me partinë në pushtet. “Milazim Krasniqi, i cili po ashtu është mësimdhënës në Katedrën e Gazetarisë edhe gjithashtu shef i këtij departamenti dhe babai i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi.

Nuri Bexheti, këshilltar politik i ministrit të Arsimit, Ramë Buja, profesor si dhe anëtar i KD-së si dhe Gani Dragusha, profesor në Fakultetin e Mjekësisë.

Anëtarët e deleguar nga UP-ja: Ilire Vinca, bashkëshorte e ish- deputetit të PDK-së në legjislaturën e parë Lirak Çelaj dhe sërish anëtar i saj, Marian Dema, kur u zgjodh në Këshill ishte prorektor aktual për financa në UP, drejtues i një partie politike, asaj të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, i cili gjatë fushatës zgjedhore pati lidhur marrëveshje me PDK-në të nënshkruar nga vetë ai dhe kryeministri Thaçi për koalicion” citojnë gazetat ditore.

E gjitha kjo po ndodh në “universitetin frigorifer”, ku studentët nëpër salla rrinë të veshur e të mbështjellë  që të mos sëmuren. Kjo po ndodh në “universitetin e dembelëve”, ku studentët presin gjatë për profesorin e vonuar që shpesh nuk vjen fare.

Kjo po ndodh në “universitetin e skriptave”, ku studentët kryejnë kurse të tëra duke pasur si literaturë skriptat 50 faqëshe dhe jo literaturë akademike nga profesorët e tyre.

Këto e shumë të tjera ndodhi po kurorëzohen me situata hipokrizie të ndarjes së titujve e mirënjohjeve. Në mungesë të asaj që do të duhej të ishin, zëvendësimi bëhet me ceremoni e rituale, me situata hipokrizie.

Mujë Rugova si rektor i UP-së mbase nuk e solli, por e gjeti korrupsionin si trashëgim nga paraardhësit e tij, por ai solli metodat për ta thelluar korruptimin e çdo fushe të universitetit. Gjatë mandatit të tij të paligjshëm pasi ai duhej te pensionohej kur mbushi 65 vjet, ia arriti që ta nxirrte UP-në me borxhe milionëshe.

 Universitetit të Prishtinës në vitin e ardhshëm do t’i ulet buxheti nga shteti. Universiteti i Prishtinës u bë pothuajse institucioni publik më i përfolur për korrupsion. Universiteti i Prishtinës u shndërrua në institucion për uljen e papunësisë dhe arritjes së paqes sociale të munguar në Kosovë. Universiteti i Prishtinës e ka humbur qëllimin që kishte dikur.

Për gjithë këtë “kontribut”, edhe pse duhej të ishte në pension, aktivistët e Qendrës STUDIM KRITIKË VEPRIM – në një ceremoni solemne, i dorëzuan sot atij titullin më të merituar - “Doctor Korrupsionis Causa”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)