20 Prill 2024

Vendimi për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës i jashtëligjshëm

Prishtinë, 27 shkurt - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka reaguar ndaj vendimit të  Ministrit Bytyqi lidhur me zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës.

SBASHK konsideron se vendim për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevë është i njëanshëm dhe në kundërshtim me Ligjin për grevat dhe Kontratën Kolektive të Arsimit në Kosovë.

"SBASHK-u nuk e njeh si të ligjshëm Vendimin e Ministrit Shyqiri Bytyqi, lidhur me zëvendësimin  e orëve të humbura  gjatë grevës  së punëtorëve arsimor nga fakti se ky vendim është i njëanshëm e pa as edhe një konsultë paraprake  me SBASHK-un, e aq më tepër kur dje kishim  takim me Ministrin Bytyqi, në prani te Drejtores së përgjithshme te Internacionales Botërore të Arsimit për regjionin e Evropën dhe nuk është thënë  asgjë lidhur me këtë çështje.

SBASHK me t’u publikuar në faqen zyrtare të MASHT ky vendim do të ngris padi në gjykatë ndaj këtij vendimi, i cili bie ndesh me Ligjin mbi grevat  dhe Kontratën Kolektive të Arsimit në Kosovë duke kërkuar nga gjykata  masën e përkohshme,për suspendimin e përkohshëm të këtij vendimi  deri në shqyrtimin  përfundimtar dhe vendimin meritor të gjykatës.

"Deri atëherë  u bëjmë apel Drejtorive Arsimore në komunat e Kosovës  që të mos caktojnë orare për zëvendësimin e orëve  të humbura në grevë  sepse vendimi  i Ministrit të  MASHT-it është i kontestueshëm", thekson SBASHK.

SBASHK po ashtu u drejtohet punëtorëve në tërë Arsimin e Kosovës të mos zbatojnë vendimin  për zëvendësimin e orëve  deri në vendimin  përfundimtar e meritor   të gjykatës gjegjëse lidhur me këtë çështje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)