05 Gusht 2020

Vendimi ENQA i drejtë dhe reflekton ndërhyrjet e vazhdueshme politike në AKA

Prishtinë, 3 tetor - Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) ka bërë të ditur se vendimi i ENQA-s është brengosës por jo befasues.

Ky vendim sipas KSHC-së është i drejtë dhe reflekton problemet strukturore të AKA dhe trashëgiminë e lënë pas ndërhyrjeve të vazhdueshme politike në punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) thekson se vazhdimisht ka bërë publike shqetësimet rreth politizimit të procesit të akreditimit dhe cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës. KShC  thekson se akreditimi nuk është proces politik por profesional dhe i bazuar në standarde evropiane të cilësisë (ESG), sipas zonës evropiane të arsimit të lartë (EHEA).

"Të gjeturat e ENQA-s janë plotësisht korrekte dhe pasqyrojnë ndikimet e jashtme dhe të brendshme me të cilat përballet AKA tash e disa vite", thekson me tutje KSHC.

Sipas tryre është brengosëse që AKA-s vazhdimisht është përballur me mungesë të mbështetjes, mungesë të burimeve njerëzore, pavarësi të cunguar, që ka pamundësuar fuqizimin dhe llogaridhënien e AKA-s. 

KShC që në fillim të marrjes së mandatit, më saktësisht në prill të vitit 2018 deri më sot, ka vërejtur të gjitha të gjeturat e ENQA-s dhe aktualisht është duke i adresuar.

"Në këtë rrugëtim vendimmarrësit nuk kanë ofruar mbështetje domethënës, siç janë ndërhyrjet politike në akreditim, mungesa e drejtorit/es së AKA-s, ndryshime të shpeshta në Udhëzimin Administrativ për Akreditim si dhe interpretime ligjore kontratidktore nga instuticionet përkatëse. Theksojmë se procesi i akreditimit do të vazhdojë normalisht konform legjislacionit në fuqi."

"Jemi të shqetësuar se vendimi i ENQA-s largon Kosovën nga komuniteti i zonës evropiane të arsimit të lartë dhe vështirëson barasvlerësimin e diplomave të marra nga institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës në Evropë dhe gjetiu."

"Ftojmë të gjithë hisedarët të bashkohen për arritjen e një konsensusi mbarë-kombëtar për përmirësimin e gjendjes dhe adresimet e të gjitha të gjeturave të ENQA-s dhe vendimit të marrë. Kështu mbesim me shpresë që do të realizojmë vizionin për një shoqëri me arsim cilësor sipas standardeve evropiane dhe në mbështetje të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik në Kosovë", thekson KSHC.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe USAID-Programi për Drejtësi Komerciale do të mbajë forum virtual me temë 'Ekonomia gjatë pandemisë COVID-19. Si do të ndihmojë Gjykata Komerciale?'. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit voton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe diskuton lidhur me Raportin e Punës së Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurial të Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Grupi i Aktorëve të Prishtinës mban konferencën për media e cila organizohet me rastin e adresimit të kërkesës se aktoreve në Drejtorinë e Kulturës në Komunën  e Prishtinës, për krijimin e trupës artistike të Teatrit të qytetit në Prishtinë. (Para Komunes te Prishtines, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton planin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:30 - Nisja për media nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00) - anulohet për shkak të kushteve atmosferike