29 Mars 2024

Vazhdon procesi i trajnimit të mësimdhënësve të shkollave

Prishtinë, 21 shkurt - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka organizuar takim me Bordin Drejtues të Projektit “Trajnimi i Mësimdhënësve dhe ngritja e Kapaciteteve të Drejtorëve të Shkollave në Kosovë “ (projekt i financuar nga IPA-Komisioni Evropian).

Në këtë takim morën pjesë zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, Sophi Beaumon nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian si dhe përfaqësues të GIZ –it, (implementues i Projektit) , përfaqësues të USAID-it, SWAP-it, Swisscontact-it dhe zyrtar të MAShT–it.

Temë e takimit ishte shqyrtimi i raportit të lartpërmendur për trajnime nga projekti IPA -2009 (Komisioni Evropian), implementimin e të cilit e bën GIZ-i. U fol edhe për akreditimin e programeve dhe koordinimin e MAShT-it dhe mbështetësve ndërkombëtar për trajnime me qëllim të pengimit të duplifikimit të programeve trajnuese.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa ka falënderuar mbështetësit ndërkombëtar të arsimit për ndihmën profesionale dhe materiale që ata iu ofrojnë proceseve zhvillimore të arsimit në Kosovë .

”Ne kemi nevojë për ngritjen e vazhdueshme të performancës së mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave, por për këtë paraprakisht duhet të akreditojmë programet trajnuese si dhe të sigurohemi për cilësinë e trajnimeve. Duhet të dimë edhe për nivelin profesional të ekspertëve, të cilët ofrojnë këto trajnime”, tha Mustafa .

“MAShT nuk do të lejojë që dikush të ofrojë trajnime pa qenë i akredituar dhe licencuar për këtë çështje “, theksoi ne fund zëvendësministri Mustafa.

Sophi Beaumon nga Zyra Ndërlidhës e Komisionit Evropian ndër tjera tha se, organizatat që duan të ofrojnë trajnime përkatëse, duhet të shfrytëzojnë arkivin elektronik përkatësisht edicionin e parë “Katalogu i programeve të akredituara për zhvillim profesional të mësimdhënësve dhe të udhëheqësve të arsimit” të hartuar nga SËAp e që është bazuar në Kurrikulin e Ri të Kosovës .

Pjesëmarrësit në këtë takim miratuan raportin fillestar për trajnime , ndërsa udhëheqësi i projektit për trajnime të cilat implementohen nga GIZ-i , z. David Doyle dhe eksperti Uwe Graune, folën për rëndësinë dhe cilësinë e trajnimeve që do të bëhen me qëllim ngritjes së performancës së mësimdhënësve dhe drejtorëve shkollave .

Të pranishmit, gjithashtu theksuan nevojën e koordinimit me qëllim të pengimit të duplifikimit të programeve, apo trajnimeve për çka pikë referuese do të jetë Zyra për Integrime e MAShT-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)