18 Gusht 2018

Vataj zgjedhet kryesues i konferencës së rektorëve të universiteteve të Kosovës

Prishtinë, 11 qershor - Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj është zgjedhur kryesues i Konferencës së Rektorëve të universiteteve publike të Kosovës. Vendimi është marr të hënën në mbledhjen që është zhvilluar në Universitetin.

“Isa Boletini” në Mitrovicë. Zëvendëskryesues u zgjodh, rektori i Universitetit “Haxhin Zeka” në Pejë, prof. dr. Fadil Millaku. Deri më tani kryesues ishte rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Marjan Demaj.

Rektorët e kanë falënderuar kryesuesin e deritashëm të Konferencës së Rektorëve, prof.dr. Marjan Demaj, për angazhimin dhe punën e bërë.

Një vit pas themelimit të kësaj konference, u vlerësua se është bërë një punë jashtëzakonisht e mirë që duhet të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Gusht 2018 - Kryetari i Kryeqytetit, Shpend Ahmeti, do t’i përcjellë punimet që po zhvillohen për renovimin e shkollës “Elena Gjika”. (Shkolla Elena Gjika, ora 11:00)

- Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje mbajnë aksion simbolik. (Takimi me gazetarë bëhet tek New Born, ora 12:00)

- Hapet dyqani The Entertainer ku do të këtë shumë supriza dhe shumë aktivitete dhe lodra për fëmijë. (Albi Mall në Veternik, ora 13:00)

- Organizatat joqeveritare nga rajoni i Ferizajt organizojnë prezantimin publik të Raportit nga hulumtimi mbi punën, funksionimin dhe besueshmërinë e qytetarëve për Policinë e Kosovës në Ferizaj, bazuar në strategjinë e policimit në bashkësi. (Restorant Orchide në Ferizaj, ora 14:00)
 
- Nën patronazhin e kryeministrit Ramush Haradinaj mbahet akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së heroit Skender Çeku. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, 17:00)