25 Prill 2024

Ustaibo: Ngritja e kapaciteteve njerëzore është sfidë për Kosovën

Torino, 9 maj - Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Cuneyd Ustaibo, mori pjesë në forumin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, që po mbahet në Torino të Italisë, ku u diskutua për zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Zëvëndësministri Ustaibo tha se ngritja e kapaciteteve njerëzore është sfidë për Kosovën, por MTI tanimë ka ndërmarrë disa hapa për të adresuar këtë cështje: Cdo vit përfundojnë fakultetin rreth 15,000 student të cilët kërkojnë punë.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka shpallur konkursin për praktikant, ku 200 prej tyre do të punojnë në ndërmarrje të ndryshme dhe që ka synim ngritjen e punësimit pasiqë nga përvoja paraprake shumë prej tyre mbesin në punë dhe t’ju shërbej si përvojë e rëndësishme e punës”- theksoi ai.

Zëvendësministri Ustaibo potencoi skemën voucher, e cila do t’ju ofroj bizneseve këshilla dhe trajnime, skemën e garantimit të kredive ku në shtator do të ndahen grante mikro, të vogla dhe të mesme.

“Nga të gjitha këto iniciativa, femrat do të kenë kuota të vecanta me qëllim të inkuadrimit sa më të madh në biznese” – tha ai.

Gjithashtu, zëvendësministri theksoi faktin se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përgatit dhe përkrah ndërmarrësit e rinjë.

“Vitin e kaluar ne dërguam 5 ndërmarrës të rinjë për 2 muaj në trajnim në Universitetin Dartmouth të cilët tani janë kthyer në Kosovë për të hap bizneset e tyre” përfundoi ai.

Në këtë forum nga Kosova i pranishëm ishte Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja, Ministra të Arsimit, Ministra të Punës, Mirëqenies Sociale nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, zëvendësministra nga Kroacia dhe Shqipëria, përfaqësues të lartë të Institucioneve të Bashkimit Evropian.

Pas takimit të liderëve, konferenca vazhoi me tema që kanë për qëllim ngitjen e kapaciteteve njerëzore, ku lider nga 29 vende morën pjesë në këtë konferencë e cila organizohet cdo vit nga ETF (Fondacioni Evropian i Trajnimeve) agjencion i BE-së që ka për qëllim t’ju ndihmoj vendeve në zhvillim në reformat në edukim dhe treg të punës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)