14 Nëntor 2019

UPZ arrin marrëveshje me Zyrën Austriake për Shkëmbime Akademike

Prizren, 5 nëntor - Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, Rektor i Universitetit të Prizrenit "Ukshin Hoti" së bashku me Prorektorët Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina dhe Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimin me Zyrën Austriake për Shkëmbime Akademike (OeAD) me qëllim të zhvillimit dhe përparimit të mësimdhënies e mësimnxënies në Fakultetin e Filologjisë, respektivisht në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane

Kjo marrëveshje thellon bashkëpunimin në mes këtyre dy institucioneve dhe kontribuon në institucionalizimin e mëtejmë të zyrës së programit të lektoratit austriak për 5 vite akademike në kuadër të Universitetit ʺUkshin Hotiʺ në Prizren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 nëntor 2019

- Save the Children në bashkëpunim me Minstrinë e Arsimit dhe Institutin Pedagogjik organizojnë diten e dytë të konferencës ndërkombëtare ‘Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme’. (Hotel Sirius, ora 9:30) 

- Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit organizon ceremoninë e certifikimit të pjesëmarrësve nga aktivitetet “Opportunity Scouting” dhe “Skema e Praktikës në Punë në Sektorin e Shitjes me Pakicë”. (Menza Ramiz Sadiku, ora 10:00)

- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë në bashkëpunim me Zyren e Komisionerit për gjuhët organizon ngjarjen e ndarjes  së çmimit “Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Ndërmarrja “Dekoriti” organizon shënimin e përvjetorit të 30-të, me ç’rast do të lansojë linjën e re të prodhimit me dru masiv për interier. (Dekoriti ne fshatin Konjuh të komunës së Lipjanit, ora 13:45)

- Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mban takim me kryetarë të disa shoqatave ku do mirët vendim për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat lidhru me rritjen e pagave dhe zbatimi i ligjit të punës, marrëveshjes kolektive etj. (Zyret e BSPK–së, ora 14:00)

- Medica Gjakova, me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim organizon promovimin e librit “Unë jam Anemone”, i pari i këtij lloji i shkruar në Kosovë i publikuar nga Medica Gjakova. (Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 18:00)