22 Korrik 2019

UPZ arrin marrëveshje me OJQ “FINQ” për krijimin e Kopshtit Botanik

Prizren, 25 qershor - Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren të martën ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me OJQ “FINQ”. Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar Rektori i UPZ-së, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe Nexhmendin Ramadani drejtor i OJQ“FINQ”.

Në bazë të kësaj marrëveshje UPZ do të shfrytëzojë një sipërfaqe prej 2 hektarësh të kësaj organizate për Kopshtin Botanik për nevoja të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit deri  në krijimin e kopshtit botanik në bashkëpunim me komunën e Prizrenit ndërsa UPZ do t’i ofrojë mbështetje kësaj organizate me ekspertiza të ndryshme dhe shfrytëzimin e laboratorëve dhe hapësirave të FSHJM-së.

Në takim ishin edhe Dekani i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Prof. Asoc. Dr. Isuf Lushi dhe shefi i programit të Shkencave të Pyjeve dhe Mjedisit, Prof. Ass. Dr. Faruk Bojagji.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 korrik 2019 - Oda Ekonomike e Kosovësdo të mbajë kon ferencën e rradhës për media lidhur me informimin e qytetarëve, institucioneve dhe gjithë publikut për tema të rëndësishme që prekin komunitetin biznesor. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Federata e Çiklizmit të Kosovës mban konferencë për media për të informuar për garën ndërkombëtare te Rrethit të Kosovës në Çiklizëm e cila këtë vit është edhe garë poentuese sipas kritereve të UCI-t për çiklistët pjesëmarrës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren, organizon konferencë për media lidhur me çështjen “Abi Çarshia”. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker pn., ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mblidhet për tëe diskutuar lidhur me situatën e krijuar pas Vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e ditëlindjes dhe inicimit të ndërtimit të bustit për Senatorin Bob Dole. (Rruga “Bob Dole”, Lagjja Dardania, Prishtinë, ora 14:00)

- Komuna e Prizrenit mban konferencë për shtyp, lidhur me reagimet e fundit për rastin "Abi Çarshia". (Shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 15:30)
 
- Me rastin e gjobes së shqiptuar ndaj qytetarës së Prishtinës Aida Gashi për të qeshurat e saj, grupi 'Të Qeshim së Bashku' organizon një protest qesharake, me moto 'të qeshim me zë të lart, Prishtina ka nevoje për të qeshurat tona'. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 23:30)