20 Prill 2024

UPZ arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin WSB të Polonisë

Prishtinë, 10 prill - Universiteti “Ukshin Hoti” ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin WSB të Polonisë. Marrëveshja është nënshkruar të mërkurën nga u.d. Rektori i UPZ-së, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe Profesor Zdzislawa Dacko-Pikiewicz, rektore e UWSB.

Marrëveshja përfshinë shkëmbimin e studentëve, stafit, materialeve shkencore dhe didaktike, organizimin e projekteve të përbashkëta edukative dhe hulumtuese, bashkëpunim në programet e Bashkimit Evropian dhe programe të tjera institucionale, programet verore dhe diploma të përbashkëta. Bashkë me rektorin Temaj në Poloni po qëndrojnë edhe dekani i ekonomikut, Prof. Asoc. Dr. Halil Kukaj dhe profesori dhe anëtari i Këshillit Drejtues të UPZ-së Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, i cili ka iniciuar bashkëpunimin në mes të dy institucioneve.

Rektori Temaj e vlerësoi lartë arritjen e kësaj marrëveshje e cila do t’i shërbejë interesave të dy institucioneve dhe do të përfitojnë studentët dhe stafi i UPZ-së. 

Gjatë kësaj vizite ata po marrin pjesë në punimet e konferencës “3rd international staff week 8-11 Prill”, ku po marrin pjesë edhe universitete nga shumë vende të botës.

Qëllimi i konferencës është promovimi i idesë së internacionalizimit dhe forcimi i partneritetit ndërkombëtar. “Staff Week” do të mundësojë shkëmbimin e informacionit midis pjesëmarrësve në çështjet e menaxhimit të internacionalizimit të mobilitetit të studentëve me Erasmus +, organizimin e praktikave më të mira, përfitimet e studimit dhe përvojës jashtë vendit, mësimin e gjuhëve të huaja, mundësinë e krijimit të programeve të përbashkëta, etj..

Pjesëmarrësit në mënyrë aktive po marrin pjesë në diskutime dhe po kontribuojnë me prezantimet e tyre për tema të ndryshme duke shkëmbyer përvojat nga institucionet e tyre

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)