05 Qershor 2020

UPZ arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Tokat Gaziosmanpasa

Prizren, 17 prill - Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Tokat Gaziosmanpasa nga Turqia.

Marrëveshja është nënshkruar nga Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj u.d. Rektor në UPZ dhe Prof. Dr. Bunyamin Sahin, rektor në TGU.

Marrëveshja inkurajon bashkëpunimin në projekte të përbashkëta kërkimore, shkëmbimin e studentëve, profesorëve dhe ekspertëve të fushave, publikimin e kërkimeve të përbashkëta dhe përfitim nga përvoja reciproke.

Me këtë rast është nënshkruar edhe marrëveshja Mevlana dhe Erasmus +.

Rektorët e dy institucioneve e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje e cila është në interes të dy anshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020

- Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)