23 Shkurt 2020

UPZ arrin marrëveshje bashkëpunimi me Kutahya Dumlupinar University

Prishtinë, 20 janar - Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren të hënën ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Kutahya Dumlupinar University, nga Turqia.

 Marrëveshja është nënshkruar nga Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim dhe Prof. Dr. Muammer Gavas zv. Rektor.

Në takim ishin edhe Prorektori për mësimdhënie, kërkime shkencore dhe çështje të studentëve, Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina dhe Prof. Dr. Abdurrahman Unsal, drejtor i Zyrës për studentët ndërkombëtar.

Marrëveshja është arritur për projekte të përbashkëta ndërkombëtare, programet e mobilitetit Erasmus+ dhe Mevlana, projekte kërkimore dhe organizimin e konferencave shkencore të përbashkëta, seminare dhe takime akademike të interesit të përbashkët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2020 - Partia Demokratike e Kosovës, mban Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet marshi i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Pikë nisja nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës, ora 12:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së në Deçan! bejnë zbulimin e pllakës së varrit të luftëtarit e komandantit Halim DervishTolaj nga Prejlepi i Deçanit. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmoreve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 12:00)