26 Prill 2024

UP nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me MZHE

Prishtinë, 1 mars - Sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP) dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE).

 Memorandumi do të nënshkruhet nga rektori i UP-së, prof. dr. Marjan Dema dhe ministri në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

 Memorandumi i Mirëkuptimit synon krijimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe UP-së, gjegjësisht Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, me anë të së cilit do të krijohen mundësi për kryerjen e punës praktike të studentëve në disa institucione (të përfaqësuara nga MZHE-ja), si dhe angazhim i përbashkët me qëllim të masivizimit të edukimit universitar në fushën e inxhinierisë elektrike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)