25 Maj 2018

UP nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me GIZ-in gjerman

Prishtinë, 14 shkurt - Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do te nënshkruaj sot marrëveshje bashkëpunimi me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH lidhur me shkëmbimin e mbështetjes dhe kontributit në arsim ndërmjet GIZ/CDBE dhe UP, dhe lidhur me ofrimin e ndihmës në ndonjë fushë tjetër që kërkon mbështetje në programin e para-shërbimit të UP.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit GIZ/CDBE është përmirësimi i cilësisë së arsimit themelor, përmes të cilit kuptohet se një arsim themelor i cilësisë së lartë do t’ju mundësonte fëmijëve dhe të rinjve të kenë qasje në arsimin e mëtutjeshëm.

Fokusi kryesor i bashkëpunimit do të jetë shkëmbimi i përvojës dhe kontributeve ndërmjet Programit GIZ/CDBE dhe UP Fakulteti i Edukimit, me qëllimin e nxjerrjes së konkluzioneve dhe rekomandimeve të cilat vijnë nga rezultatet e PISA’s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Maj 2018

- Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, Drejtorisë së Arsimit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës mbahet aktiviteti i vrapimit të fëmijëve të lindur në vitin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në shënim të Dites Olimpike. (Kazerma e FSK, ora 9:00)

- Agjencia e Punësimit në bashkëpunim më Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim mban ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes të përfituesve të programeve aktive të tregut të punës, ku do të përfitojnë 270 punëkërkues. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me gjendjen e memorialëve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli merr pjesë në shpërndarjen e 90 pakove ushqimore për familjet në nevojë nga ana e organizatës Islamic Relief Kosova. (Gjilan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësues të klubit të futbollit “Drita” të Gjilanit, kampione e sivjetme. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mbanë konferencën e rregullt javore. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Art and Community Center - Artpolis mban konferencë për medie lidhur me organizimin e edicionit të 6-të të festivalit më të madh feminist në Ballkan, FemArt. (Rings Restaurant, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Mbahet "Kumihimo Workshop"! në të cilen Hoko Tokoro, prezanton teknikën tradicionale Japoneze të quajtur Kumihimo, për krijimin e gërshetave me ngjyra nga fijet e mëndafshit. (Ambientet e Muzeut të Kosovësora 13:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! do të organizojë tryezën e titulluar "Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve", ku do jenë të ftuara subjektet politike në Kosovë. (Ambientet e Kuvendit, ora 11;00)