28 Mars 2024

UP-ja ofron ndihmë laboratorike në parandalimin e pandemisë COVID-19

Prishtinë, 16 prill - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, që nga përhapja e pandemisë COVID-19 në vendin tonë, ka vënë në funksion resurset humane dhe ato materiale në ndihmë të institucioneve dhe komunitetit, me mision tejkalimin e situatës së krijuar sa më parë dhe me më pak pasoja.

Në kuadër të kësaj, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë në UP, ka kultivuar bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, për t’i shërbyer interesit të përbashkët për mbrojtjen e shëndetit publik.

“Fakulteti ynë ka përkrah IKShPK-në me kite për 500 mostra për ekstrahim të ARN-së së virusit në realizimin e metodës molekular-biologjike RT-PCR, si dhe me huazim të pajisjes Thermocycler për amplifikim dhe detektim të gjenomit të virusit” tregon profesori Kurtesh Sherifi.

Ai njofton që, FBV-ja, po ashtu, i ka dhënë si huazim Institutit, për një kohë të pacaktuar disa pajisje laboratorike, si: centrifugë, termomikser, vorteks, pipeta dhe tri lampa UV për dekontaminim të kabineteve mikrobiologjike, pra aty ku testohen mostrat për analiza molekulare-biologjike me RT-PCR.

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë njëherësh ka shprehur vullnetin që në rast të nevojës, ata mund të shërbejnë edhe me staf profesional, të cilët mund ta ndihmojnë Departamentin e Mikrobiologjisë Molekulare në kuadër të institutit, në testimin e mostrave të pacientëve me SARS-CoV-2.

Universiteti i Prishtinës vazhdon t’u përgjigjet me profesionalizëm të gjitha kërkesave të institucioneve shëndetësore për ta ndihmuar vendin në situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)