28 Mars 2024

UP dhe ARC nënshkruajnë memorandum për shkëmbim të të dhënave

Prishtinë, 14 mars -Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” nënshkroi sot memorandum bashkëpunimi me Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, për shkëmbim të të dhënave ndërmjet këtyre dy institucioneve.

Me anë të këtij memorandumi, parashihet shkëmbimi dhe identifikimi i saktë i të dhënave përkatëse, gjë e cila i lehtëson proceset e punës së këtyre institucioneve.

Rektori i UP-së, prof. dr. Marjan Dema, u shpreh i lumtur për arritjen e këtij bashkëpunimi, i cili, sipas tij, do t’i shërbejë lehtësimit të proceseve të punës me studentë dhe staf në UP.

“Ne jemi shumë të interesuar që qasja e studentëve në shërbimet e UP-së të lehtësohet, sidomos në aspektin teknologjik. Ky memorandum i nënshkruar sot shënon një hap tutje në realizimin e këtij objektivi,” tha rektori Dema në fjalën e tij.

Në anën tjetër, z. Bekim Hoxha – drejtor i përgjithshëm i ARC-së, e konsideroi marrëveshjen me UP-në si njërën ndër marrëveshjet më të rëndësishme që ai ka nënshkruar, për faktin se ky memorandum do t’iu shërbejë studentëve dhe personelit të universitetit më të madh në vend.

Nënshkrimin e këtij memorandumi e konsideroi të rëndësishëm edhe drejtori i Teknologjisë Informative në UP,  Fatos Halilaj.

Ky memorandum bashkëpunimi do të fillojë zbatimin që nga dita e sotme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)