29 Mars 2024

Univerziteti i Prizrenit fitues i dy projekteve nga Komisioni Evropian

Prishtinë, 7 gusht - UPZ fiton dy projekte nga Komisioni Evropian , një për përmirësimin e kulturës së kërkimit, tjetri për zhvillimin dhe zbatimin e kurrikulave të doktoratës në teknologjinë informative,  në vlerë prej mbi 1.7 milion euro.

Universiteti “Ukshin Hoti” është njoftuar nga EACEA (Agjencia Ekzekutive e Komisionit Evropian), se ka fituar dy projekte në kuadër  të programit ERASMUS + ku është partner me universitet tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Projekti i parë është “Përmirësimi i Kulturës së Kërkimit në Arsimin e Lartë në Kosovë” në vlerë 851,930.00 Euro, tjetri, “Zhvillimi dhe zbatimi i kurrikulave të doktoratës në TIK për sistemin arsimor në Kosovë”, në vlerë 909, 374.00.

Këto projekte janë mundësi e mirë për universitetet nga Kosova, rajoni dhe më gjerë që të rrisin kapacitetet e tyre në përmirësimin e kulturës së kërkimit dhe zhvillimin dhe zbatimi e kurrikulave të doktoratës në teknologjinë informative  për sistemin arsimor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)