19 Prill 2024

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren nënshkruan MB “Open Data Kosovo”

Prishtinë, 3 gusht -   Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc.Dr. Samedin Krrabaj, të hënën ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi ndërmjet OJQ “Open Data Kosovo” (ODK) dhe Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren. Ky memorandum bashkëpunimi ka për qëllim përcaktimin e fushave të bashkëveprimit në mes të dy palëve në kuadër të projektit Open ICT Education for Youth Employability dhe projekteve të tjera që mund të zhvillohen ndërmjet Open Data Kosovo dhe Fakultetit te Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Open Data Kosovo pajtohen të bashkëpunojnë në këto fusha:


·         Ofrim të kurseve të hapura online ekstrakurrikulare për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike;
·         Ofrim të këshillimit dhe mentorimit të punës së studentëve në kuadër të kurseve online, me qëllim të përfitimit të një niveli të lartë të njohurive dhe zhvillimit të shkathtësive praktike për aplikim të njohurive të fituara gjatë kurseve të përmendura;
·         Në evente të organizuara në kuadër të projektit me qëllim të rrjetëzimit të studentëve me sektorin e biznesit, dhe në evente që kanë për qëllim informimin e studentëve për trendet dhe mundësitë të cilat ofrohen në fushën e TIK-ut.

Ky memorandum bashkëpunimi obligon Open Data Kosovo, për(në):


·         Ofrimin e qasjes në platformën e kurseve masive te hapura online për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”;
·         Prezantimin e projektit për kurset e hapura online para studentëve;
·         Ofrimin e informatave dhe udhëzimeve teknike rreth qasjes në platformë;
·         Ofrimin e këshillimit dhe mentorimit të studentëve në oraret e disenjuara për këtë (2 orë në javë përgjatë 19 muajsh);
·         Përzgjedhjen e studentëve me rezultatet më të mira, për pjesëmarrje në bootcamp;
·         Promovimin e vazhdueshëm të studentëve të suksesshëm të kurseve online në rrjetet sociale dhe në materialet e tjera promovuese të parapara të zhvillohen në kuadër të projektit;
·         Dhurimin e 4 kompjuterëve për sallën e kompjuterëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike;
·         Koordinimin me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të të gjitha aktiviteteve që zhvillohen me studentët e këtij fakulteti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)