05 Tetor 2022

Universiteti i Prizrenit i jep titullin “Dr. honoris causa” shkrimtarit Ismail Kadare

Prizren, 17 qershor - Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot në ditëlindjen e Prof. Ukshin Hoti, i ka thënë Titullin Doktor Nderi “Dr. honoris causa” shkrimtarit Ismail Kadare.

Vendimi është marr mbështetur në dispozitat e Statutit, Nenin 48 paragrafi 1.19 dhe nenin 187 paragrafi  1.2., për meritat  për dhënien e  kontributit të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore në mbështetjen dhe konsolidimin e paqes në Kosovë.

Ky vendim është marr në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 78-vjetorit të lindjes së Prof. Ukshin Hotit.

Në komunikimin që është zhvilluar në këtë kuadër, Kadare e ka mirëpritur vendimin e Senatit për titullin e nderit dhe është shprehur mirënjohës. Titulli do t’i dorëzohet solemnisht në muajin tetor sivjet në përvjetorin e themelimit të Universitetit.

Ndërkaq, në ceremoninë solemne që është mbajtur për të kremtuar ditëlindjen e Prof. Ukshin Hotit, një fjalë e mbajti Kryesuesi i Këshillit Drejtues(KD) të Universitetit “Ukshin Hoti”,  Prof. asoc. dr. ARIF Murrja;  pastaj Rektori Prof. asoc. dr. Ismet Temaj, për jetën dhe veprën e Ukshin Hotit foli Dr. Sc Sabri Kiçmari, ndërsa për historikun e Universiteti, të arriturat dhe sfidat foli Prof. ass. dr. Xhafer Beqiraj.

Një fjalë rasti e mbajti përfaqësuesi i studentëve, Arianit Berisha dhe Andin Hoti fili në emër të familjes së profesorit Ukshin Hoti. Për të nderuar prezencën e tij, një fjalë rasti ju dha edhe gjeneralit shqiptar Kodusi Lama.

Kryesuesi i KD-së Murrja në hapje të ceremonisë bëri thirrje që të angazhohemi për të kanalizuar energjinë e të gjithëve, si të punonjësve të universitetit, ashtu edhe të Ministrisë e Qeverisë, në bërjen e këtij Universiteti. Ashtu siç do të donte profesor Ukshin Hoti.`

“Të punojmë për një Universitet që do ta nderonte emrin e profesorit Ukshin, dhe jo të kundërtën. T’i vëmë një cak vetës, që brenda një periudhe afatmesme të kemi studimet e doktoratës edhe këtu në Prizren. Të punojmë ta bëjmë këtë Universitet lider në rajon. Të angazhohemi që në çdo përvjetor të ditëlindjes së Profesorit Ukshin të shënojmë sukseset e këtij universiteti”, theksoi profesor Murrja.

Rektori Temaj tha se Ditëlindja e Ukshin Hotit do të festohet gjithmonë kur do të kujtojmë jetën, veprën dhe sakrificën e tij për kombin shqiptar.

“Uroj që çdo herë në ditëlindjen e Ukshin Hotit ky Universitet të bëjë traditë që të merr nga një vendim të madh, për të nderuar personaliteti siç është rastin i shkrimtarit Ismail Kadare, por edhe vendime të rëndësishme për zhvillimin e këtij Universiteti”, theksoi Rektori Temaj.

Duke folur pwr jetwn dhe veprwn e Ukshin Hotti studiuesi dhe ambasadori Dr. Sc. Sabri Kiqmari, theksoi se politologu Ukshin Hotin, nga ambientet e larta institucionale dhe shkencore, regjimi e zbret në burg për shkak të bindjes së tij politike dhe kërkesës së tij për republikë.

Duke shtuar se pas daljes nga burgu filloi persekutimi i dytë i natyrës shoqërore, duke u stigmatizuar në xhami dhe oda nëpër fshatra, në rajonin e Prizrenit.

“Këtë lloj  linçimi publik ai e shtjellon si formë të presionit për të mos menduar ndryshe nga estabilishmeti”, theksoi Kiqmari, duke shtuar se duke lexuar Ukshin Hotin e ndjejmë mungesën e tij në Prishtinë.

Duke folur pikëpamjet e tij për politikën e jashtme, Kiqmari theksoi se Ukshin Hoti me pikëpamje ishte në korrelacion me përfaqësues të shkollës realiste në marrëdhëniet ndërkombëtare duke definuar politikën e jashtme si kompleks metodash për arritjen e interesave të shtetit dhe shprehje e shtetësisë dhe sovranitetit të popullit.

Pwrfaqwsuesi i studentwve, Arianit Berisha foli për dëshirën e përjetshme të studentëve, që profesorin ta kishim para nesh duke na dhënë leksione e duke na ndihmuar në formimin tonë akademik, intelektual e patriotik.

“Fatkeqisht profesorin e kemi prezent vetëm në bronz, por edhe kjo duhet të jetë e mjaftueshme që të gjithë ne  të ecim në rrugën e tij.  Konsideroj që veprimtaria e secilit që ndodhet në këtë sallë lidhet drejtpërsëdrejti me zhvillimin e këtij Universiteti, prandaj ju bëj thirrje të gjithëve që të punojmë me ndershmëri që këtë tempull të dijes ta radhisim në mesin e Universiteteve me famë botërore sepse para se të jetë nder e privilegj emri që mban Universiteti ynë, mbi të gjitha është një përgjegjësi e madhe mbi supet tona që ta përfaqësojmë atë në mënyrë të denjë”, theksoi Barisha duke porositur siç u shpreh ai, që të shërbejë shtatorja e Profesorit, që sa herë ndodhemi para vendimeve të rëndësishme për të ardhmen e Universitetin, të kujdesemi që jemi duke ecur në rrugën e tij. “Veç ditëlindje ka Profesori Ukshin Hoti”, përfundoi ai.

Pjesë e aktiviteteve ishte edhe ekspozita për Ukshin Hotin në mjediset e Fakultetit Ekonomik dhe Ndezja e flakadanëve bëhet në orën 20:00 në shtëpinë Muze të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 tetor 2022

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues në Gjilan. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:45)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve pret sekretaren e ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Dacić ku edhe do të mbahet konferenca për media lidhur me Forumin Ekonomik Ndërkombëtar Ulqini. (Objekti i AKB-së, ora 11:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës. (Selia e FFK-së, ora 11:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton në parim Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:30)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 59. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e prof. dr. Shqiponja Isufit. (Salla e teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën zgjedhjen e eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban mban konferencë për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 15:00)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Itali në kuadër të Kualifikimeve e Evropianit U17. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)