19 Prill 2024

Universiteti i Prizrenit bënë kallëzim penal ndaj Dëfrim Gashit, Kryeinspektor i MASHT

Prishtinë, 10 korrik - Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, përkatësisht Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj në cilësi edhe të Kryetarit të Senatit të Universitetit,  ka bërë Kallëzim Penal në organet e drejtësisë ndaj Defrim Gashi, Kryeinspektor i MASHT dhe Bedri Muhadri, Kryesues i Këshillit Drejtues të UPZ-së.

Aktakuza ka te bej për konsumimin e veprës penale "Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar" në bazë të nenit 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që: Defrim Gashi, kryeinspektor i arsimit, në kundërshtim me ligjin për Inspektoratin e arsimit ne Kosovë, ka tejkaluar kompetencat e tij, të përcaktuar qartë, duke nxjerre vendim për anulimin e vendimit të Senatit për shkarkimin e Prof. Dr. Soner Yildirimit, nga pozita e anëtarit të KD, me arsyetim paragjykues dhe të paqëndrueshëm dhe të paargumentueshëm apo provuar, ende pa u shkruar dhe nënshkruar vendimi i Senatit, krejt kjo bëhet jo vetëm duke tejkaluar dhe keqpërdoruar kompetencat dhe autorizimet që ia jep ligji, por edhe duke vepruar në kundërshtim me:

1. Ligjin për Arsimin e Larte, neni 13, i cili ligj që Universitetit i jep Autonomi dhe Liri akademike për te zgjedhur drejtuesit e institucionit.

 2. Statutin e UPZ-së, neni 18, pika 3, ku te drejtën e zgjedhjes se 4 anëtareve të KD-së e ka vetëm Senati i UPZ, dhe se këtë të drejtë e ka shprehur me vota 14 pro dhe asnjë kundër. Inspektoratit i arsimit është jokompetent për të anuluar vullnetin e Senatit dhe nuk ka asnjë të drejtë t'ia marre këtë autorizim Senatit të UPZ-së.

Në këtë rast kemi cenim të autonomisë së universitetit, nga institucionet tjera jokompetente.

Bedri Muhadri, Kryesues i Këshillit Drejtues të UPZ-së, rreth të njëjtit vendim lëshon shkresë në emër të Këshillit Drejtues, duke vepruar në kundërshtim me kompetencat dhe autorizimet që i ka si Kryesues i KD-së me Statut dhe Rregullore të punës.

Këshilli Drejtues është organ kolegjial dhe kryesuesi mund t’i paraqes vetëm vendimet e organit dhe jo të lëshoj shkresa pa i konsultuar anëtarët e KD-së dhe pa u vendosu në këtë organ drejtues të UPZ-së.

Gjithashtu Senati i UPZ-së, në mbledhjen e fundit ka dënuar fuqishëm ndërhyrjet në UPZ nga MASHT, duke vënë në rrezik funksionimin e universitetit duke ndaluar shpalljen e konkursit për personel akademik.

Ky qëndrim i ministrit të MASHT është shkelje flagrante e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe autonomisë së universitetit. Organet e universitetit janë në fazën e  fundit të për përpilimit të kallëzimit penal edhe ndaj ministrit të MASHT.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)