07 Korrik 2020

Universiteti i Prizrenit arrin marrëveshje me Komunën e Suharekës dhe Dragashit

Prizren, 10 shkurt - Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Suharekës dhe atë të Dragashit për bashkëpunim në fushat e interesit të përbashkët.

Marrëveshja është nënshkruar të hënën në mes të Rektorit të Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe kryetarit të Dragashit, Shaban Shanani, dhe nënkryetares së Suharekës Mihrije Suka.

Palët pajtohen që për interesa të përbashkëta të asistojnë, promovojnë, përkrahin  dhe ngrisin nivelin e bashkëpunimit reciprok në mes të tyre, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm edukativ, social dhe ekonomik, dhe ngritjen profesionale të studentëve të Universitetit.

Komuna e Suharekës dhe Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit së bashku do të kontribuojnë në drejtimin të zhvillimit, përkrahjes dhe promovimit ë sektorit edukativ dhe profesional, ofrimin e shërbimeve përkatëse për këtë universitet, gjenerimin e punësimit dhe zvogëlimin e papunësisë.

Në këtë aspekt, Universiteti i Prizrenit do t’iu ofrojë ndihmë shkencore-profesionale të komunave me shërbimet e veta.

Komunat do të pranojnë në baza mujore një numër të studentëve të Universitetit“Ukshin Hoti” të Prizrenit për të bërë praktikën profesionale nëpër zyrat e Komunës dhe institucioneve vartëse.

Po ashtu komunat angazhohen që të ofrojnë bursa për studentët më të dalluar të Universitetit dhe me gjendje të rënduar ekonomike, përfshirë edhe familjet e dëshmorëve.

Gjithashtu komunat dhe  Universiteti “Ukshin Hoti” pajtohen që për nevoja të tyre të shkëmbejnë ekspertë dhe përvojat e tyre në fushat e caktuara, që kanë kapacitete dy palët., dhe  për shfrytëzimin e institucioneve dhe hapësirave komunale për studentët, si: Bibliotekës Komunale, Qendra Sportive, fushave sportive, institucionet kulturore komunale, etj..

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Korrik 2020

- Dr. Basri Sejdiu do të mbajë konferencë për media lidhur me vendimin e Bordit Drejtues për shkarkimin nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK. (QKUK, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të vizitoje Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi pas takimit me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami do të mbaj konferencë për shtyp, ku do të ju njoftojë lidhur me këtë takim. (Zyret e Sindikatës në objektin e ish Gërmisë, ora 11:45)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Me hapjen e ekspozitës multimediale në hapësirat e SENSE Qendrës në Pulë, Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë nisin kampanjën me titull: Srebrenica 25: Së bashku kundër virusit të mohimit në ditën kur në vitin 1995 ka rënë Srebrenica. (Transmetim direkt livestream http://srebrenica.sensecentar.org, ora 17:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Malësi e Vogël dhe Gexhë. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Skender Kastrati” në fshatin Malësi e Vogël, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Ratkoc, Dejnë, Vrajak dhe Bratotin. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “4 Dëshmorët” në fshatin Ratkoc, ora 20:00)