19 Mars 2024

Universiteti i Prizrenit arrin marrëveshje me Institutin Shqiptar të Sociologjisë

Prizren, 21 tetor - Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Shqiptar të Sociologjisë.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar zv.Rektori i UPZ-së, Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, në emër të rektorit Temaj dhe drejtori i ISHS, Prof. Dr. Servet Pellumbi.

Marrëveshja parasheh mbështetje të ndërsjellët për realizimin e misioneve të secilit institucion,  për të nxitur zhvillimin e shkencave, në veçanti të shkencave sociale dhe humane, për shkëmbimin e përvojave, botimeve akademike, teksteve etj., të realizuara nga anëtarë të stafit akademik të UPUH dhe studiuesit e bashkëpunëtorët shkencorë të ISHS;

Vënien në disponim e literaturës shkencore të çdonjërit nga institucionet për stafin akademik dhe bashkëpunëtorët shkencorë të institucionit partner; Shqyrtimin e mundësisë për botimin, si organ të përbashkët të revistës shkencore “Studime Sociale” (Social Studies), themeluar në shtator 1997, revistë dygjuhëshe ndërkombëtare (ISSN 2309-3455, print; ISSN 2309-3471, online);

Organizimin e përbashkët të serisë së konferencave vjetore ndërdisiplinore; në veçanti organizimin në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren të konferencës ndërkombëtare të vitit 2020; konferenca e 15-të vjetore: International Interdisciplinary Conference: Comparative Studies in Modern Society;

Balkans in European and Global Context”;  Krijimin e një rrjeti të gjerë komunikimi, duke përfshirë anëtarët e stafit akademik dhe bashkëpunëtorët shkencorë të këtyre institucioneve, si dhe pasqyrimi i veprimtarive të përbashkëta në ëebsite-t e tyre;

Kjo marrëveshje është e vlefshme për 5 (pesë) vjet. Ajo mund të zgjidhet para këtij afati me kërkesën e njërës palë duke njoftuar me shkrim palën tjetër gjashtë muaj më parë, sikurse mund të zgjatet me konsensusin e palëve. 

Në takim ishin edhe prorektori për marrëdhënie me Jashtë, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, anëtari i Këshillit Drejtues të UPZ-së, Prof. Asoc. Dr. Rifat Morina, profesori Prof. Ass. Bujar Gollopeni, të cilët kontribuuan në arritjen  këtij bashkëpunimi të rëndësishëm për UPZ.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)