26 Prill 2024

Universiteti i Prizren në konferencën e Universitetit WSB të Polonisë

Varshavë, 8 prill - Prof. Asoc. Ismet Temaj u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, i shoqëruar nga anëtari i Këshillit Drejtues Prof Ass. Dr. Artan Nimani, njëherësh  profesor i ekonomisë dhe nga Dekani i Fakultetit të Ekonomisë Prof Asoc. Dr. Halil Kukaj, po qëndrojnë Universitetin WSB të Polonisë në kuadër të punimeve të konferencës “3rd international staff week 8-11 Prill”, ku po marrin pjesë universitete nga shumë vende të botës.

Qëllimi i konferencës është promovimi i idesë së internacionalizimit dhe forcimi i partneritetit ndërkombëtar. “Staff Week” do të mundësojë shkëmbimin e informacionit midis pjesëmarrësve në çështjet e menaxhimit të internacionalizimit të mobilitetit të studentëve me Erasmus +, organizimin e praktikave më të mira, përfitimet e studimit dhe përvojës jashtë vendit, mësimin e gjuhëve të huaja, mundësinë e krijimit të programeve të përbashkëta, etj..

Pjesëmarrësit në mënyrë aktive po marrin pjesë në diskutime dhe po kontribuojnë me prezantimet e tyre për tema të ndryshme duke shkëmbyer përvojat nga institucionet e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)