29 Mars 2024

Universiteti i Prishtinës promovon doktorët e shkencës

Prishtinë, 15 maj - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka bërë të ditur se sot do të organizojë ceremoninë solemne të promovimit të doktorëve të shkencës.

Promovimi i doktorëve të rinj të shkencës është një ngjarje, që kurorëzon punën intensive shkencore të doktorantëve, të cilët në bashkëpunim me mentorët e tyre dhe trupat profesionalë dhe akademikë përkatës të universitetit, kanë kontribuar në zhvillimin e universitetit dhe përmbushjen e nevojave të shoqërisë me ekspertizë të nivelit të lartë të fushave të ndryshme.

Ceremonia solemne e promovimit do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)