29 Mars 2024

Universiteti i Prishtinës nënshkruan marrëveshje me Odën Ekonomike

Prishtinë, 12 dhjetor - Në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u bë nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" dhe Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, u shpreh jashtëzakonisht optimist për dobitë që studentët e UP-së do të kenë me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje.

Dema në fjalën e tij, shfrytëzoi rastin të tregonte edhe për sfidat që po kalon ky menaxhment në implementimin e standardeve të barabarta për të gjithë, në mënyrë që studentët të kenë qasje dhe mundësi të barabarta në arsimimin dhe ngritjen e tyre në karrierë.

Në anën tjetër, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Safet Gerxhaliu tha që ndjehet shumë i nderuar me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje të Bashkëpunimit. “Memorandumi i tillë na bënë nder, sepse UP-ja për ne është një tempull i dijës i gjithë Kosovës”, theksoi Gerxhaliu.

Marrëveshja e nënshkruar parasheh që palët të angazhohen në shkëmbimin reciprok të risive, përvojave profesionale akademike, teksteve mësimore, publikimeve, materialeve të tjera kërkimore, dokumentacionit etj. Specifikisht, me anë të kësaj marrëveshjeje parashihet edhe programi i punës praktike në OEK, për studentët e UP-së.

Kjo marrëveshje u inicua nga Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina “, e cila ka si qellim rritjen e numrit të partnerëve nga tregu i punës, të cilët ofrojnë programe përgatitore të zhvillimit profesional për studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina”.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)