04 Korrik 2020

Universiteti i Prishtinës merr Medaljen e Artë për Cilësi

New York, 30 maj -  Universiteti i Prishtinës ka fituar  Medaljen e  Artë për Cilësi, menaxhim dhe rezultate të vazhdueshme.

Ky çmim iu nda UP-së të cilin e pranoi rektori Mujë Rugova në një ceremoni solemne të Samitit të Cilësisë në New York.

Kongresi Botëror BID (Business Initiative Directions) gjatë vitit të fundit në Paris, Londër, Madrid, Gjenevë, Frankfurt, dhe New York ka mbledhur institucione nga 117 vende të botës.

Prestigji i nominimit nga BID i mundëson UP-së t’i gëzoj vlerat e çmimeve të këtij lloji gjithandej.

Ky çmim u jepet udhëheqësve botërorë dhe sponzorizohen nga 26 medie, që janë të orientuara drejt ndryshimit të trendeve të tregut të përqendruara në inovacion, rritje të brendeve, zhvillim teknologjik, krijim të produkteve të reja si dhe plasim të lajmeve për  biznes dhe financa. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)