29 Mars 2024

Universiteti i Prishtinës i fokusuar në ngritje të cilësisë, mësimdhënie dhe mësimnxënie

Prishtinë, 25  qershor  -  Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” organizojë punëtori dyditore me qëllim të vlerësimit të progresit të zbatimin të Planit Strategjik 2017 – 2019 (PSUP), ku morën pjesë menaxhmenti qendror dhe dekanët e njësive akademike.

Kjo punëtori u fokusua në progresin dhe sfidat drejt implementimit të këtij Plani deri në gjysmën e kohëzgjatjes së tij që nga aprovimi i këtij dokumenti, si dhe në sfidat që e presin UP-në në gjysmën e dytë të zbatimit të PSUP-së.

Në përfundim të kësaj punëtorie u themelua një grup punues, i cili paraqiti konkluzionet nga ky takim dhe rekomandimet për veprim në pjesën e dytë të zbatimit të PSUP 2017-19.

Gjatë punëtorisë në fjalë u paraqiten nismat e shumta në drejtim të ngritjes së cilësisë, ngritjes së mbështetjes në fushën e kërkimit dhe hulumtimit, lidhjen e programeve me tregun e punës, e të tjera nisma. Po ashtu, u vu në pah fakti që UP-ja tashmë ka krijuar standarde dhe rregullore, duke themeluar kështu bazën për ngritjen tutje të këtij institucioni amë të arsimit të lartë në vend.

Gjithashtu, gjatë kësaj punëtorie u paraqitën sfida të shumta, e sidomos ato që lidhen me decentralizimin e njësive akademike, digjitalizimin e sistemeve financiare dhe prokurimin, avancimin e sistemeve të raportimit online dhe në kohë të mbajtjes së ligjëratave dhe pjesëmarrjes së studentëve, lansimin e E-Bibliotekës në mënyrë që të ju ofrohet studentëve qasje më e lehtë në zhvillimet e fundit. Ndërkaq, sfida kryesore ishte të punohet më tepër në gjetjen e modalitetit të qëndrueshmërisë financiare të Universitetit.

Punëtoria u vlerësua lartë nga të gjithë të pranishmit dhe si rrjedhojë e kësaj u vendos që të mbahen takime të këtij niveli çdo tre muaj, por tani e tutje të fokusuara sipas shtyllave strategjike të PSUP-së, siç janë: ngritja e cilësisë, mësimdhënia dhe të nxënit, hulumtimi dhe projektet, ndërkombëtarizimi, e të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)