09 Shkurt 2023

Universiteti i Prishtinës "Fole e plagjiatorëve"

Prishtinë, 4 nëntor - Sot një grup i studentëve aktivistë vendosën parulla në objektet e Universitetit të Prishtinës kundër plagjiaturës së profesorëve.

Në objektin e Fakultetit Filozofik u vulos: "Këtu ka plagjiatorë", ndërsa në objektet tjera u vendos parrulla "UP - Fole e plagjiatorëve" si reagim ndaj mosndëshkimit të plagjiaturës.

Plagjiatura është hajni dhe është e papranueshme për ne.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)