28 Mars 2024

Universiteti i Indianas në mbështetje të arsimit në Kosovë

Prishtinë, 9 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot një delegacion nga Universiteti i Indianas (ShBA), të prirë nga Terrence C. Manson, dekan i Shkollës së Edukimit në këtë Universitet.

Ministri Bytyqi, me këtë rast, falënderoi delegacionin për vizitën dhe për gjithë ndihmën që kanë dhënë ShBA-të për vendin tonë, sidomos në fushën e arsimit, ku veçoi Programin e Transformimit të Lidershipit (TLP).

Ministri Bytyqi, ndër të tjera, theksoi se jemi të interesuar që të kemi një sistem të trajnimit profesional dhe në këtë drejtim kanë filluar diskutimet edhe me disa universitete amerikane.

Në këtë drejtim, edhe dekani Terrence C. Manson tha se Universiteti i Indianas është i gatshëm të japë kontribut dhe jo vetëm sa i përket trajnimeve, por edhe në krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit me MAShT dhe universitetet në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua edhe rreth angazhimit të përbashkët që janë duke e bërë Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universiteti i Indianas rreth një publikimi të përbashkët shkencor për shfrytëzimin e teknologjisë udhëzuese dhe u tha se, kjo do të jetë një dëshmi se edhe Universiteti i Prishtinës ka talentë për punë shkencore të nivelit të lartë.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)