19 Janar 2020

Universiteti i Gjilanit, marrëveshje me Agjencinë e Komisionit Evropian

Gjilan, 9 dhjetor - Rektori i Universiteti i “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi do të nënshkruaj marrëveshje me  Agjencinë Ekzekutive e Komisionit Evropian (EACEA), për projektin milionësh të  fituar nga UKZ në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices, në thirrjen e fundit Capacity Building in Higher Education – Joint Projects, me titull: QUADIC – Quality development of international cooperation and project management.

Projekti QUADIC ka të bëjë me ndërkombëtarizimin e universiteteve si dhe ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan është koordinator i projektit dhe ka gjithsejtë 18 partner vendor, regjional dhe ndërkombëtar, derisa do të financohet nga Komisioni Evropian në vlerë prej 991.381 Euro.

Universiteti “Kadri Zeka” mbetet i përkushtuar në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe pjesëmarrjes në projekte, duke kontribuar në rritjen e cilësisë dhe zhvillimit akademik të stafit akademik, administrativë dhe studentëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2020 - Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë projektit zhvillimor “Elite Youth Development Programme U15”, i cili do të realizohet në të gjitha regjionet. (Fusha e mbuluar “Prince” në lagjen Arbëri në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”.  (Qendra “Bogdanpolis” në Prishtinë, ora 10:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës 'Dodona' shfaq premierën për fëmijë “Fjalët magjike” nga Alba Loxha e në regji të Shkurtë Aliut e cila trajton nevojën e përdorimit të fjalëve magjike: “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” etj., nga fëmijët. (Teatri Dodona, ora 12:00)