26 Maj 2020

Universiteti i Gjilanit bëhet anëtar i Forumit të Rektorëve të Evropës Juglindore

Podgoricë, 24 prill - Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi me një delegacion, po merr pjesë në Forumin e katërt të Rektorëve të Universiteteve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Podgoricë, respektivisht në Universitetin e Malit të Zi.

Me këte rast, Universiteti “Kadri Zeka” është bërë anëtar i Forumit të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë, në këtë Forum po marrin pjesë  rektorë dhe përfaqësues të rreth 30 njësive universitare, të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor.

Gjatë Forumit në fjalë,  është diskutuar për çështjet aktuale që lidhen me zhvillimin e arsimit të lartë, fushat e shkencës dhe artit, hulumtimit dhe transferimit të njohurive, si dhe rreth planit të përcaktuar për forcimin e integritetit akademik në Forumin e Katërt të Rektorëve. Do të diskutohet gjithashtu për çështjet aktuale të rëndësishme për punën dhe zhvillimin e Universitetit në nivel rajonal.

Po ashtu bisedë e Forumit ishte edhe procesi i Berlinit, që synon të mbështes një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor dhe të përmirësojë bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit, brenda të cilit do të organizohet Konferenca V në Londër deri në fund të majit , 2019.

Procedura e themelimit të Universitetit të Komunitetit të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor fillon pas mbajtjes së Forumit të Parë të Rektorëve në Novi Sad. Deklarata e Universitetit është nënshkruar në Forumin e Rektorit të Dytë në Zagreb.

Pjesëmarrësit nënshkruan Marrëveshjen ndërinstitucionale akademike për bashkëpunim, me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit të përbashkët midis anëtarëve të Forumit të tretë të Rektorëve. Kjo Marrëveshje ndërinstitucionale zëvendëson marrëveshjet dypalëshe midis nënshkruesve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Maj 2020 - Komisioni për Integrim Evropian diskuton lidhur me përmbushjen e obligimeve të Kosovës, në procesin e liberalizimit të vizave dhe shqyrton raportin e Ministrisë së Integrimit Evropian lidhur me financimin e Kosovës nga BE-ja, në luftimin e COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 11:00)  

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton Raportin Vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,  do ta vizitojë Oden Ekonomike të Kosovës. (Lokalet e OEK-ut, ora 11:30)

 - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të lapidarit të dëshmorit Luan Qerimaj dhe 4 dëshmorëve tjerë, në Gllogjan. (Te vendi i quajtur Lejthia, Gllogjan, Deçan, ora 11:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim Sfidat dhe nevojat e nënave vetë-ushqyese në kohë (pas)pandemie”  (Përmes platformës online, Google Meet, ora 17:00 - https://forms.gle/HAxFHsHEScpDdMx99)