27 Shtator 2022

Universiteti i Gjakovës anëtarësohet në Këshillin Amerikan për Arsimin

Gjakovë, 16 korrik - Më 15 korrik rektori, Artan Nimani ka pranuar konfirmimin për anëtarësimin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë në Këshillin Amerikan për Arsimin – American Council on Education (ACE).

Anëtarësimi i UFAGJ-së në Këshillin Amerikan për Arsimin do të sigurojë mjete dhe burime që do të ndihmojnë në drejtim të sigurt Universitetin, si institucion i arsimit të lartë në Kosovë dhe do të përfitojë mbështetje në ofertat dhe ngjarjet që zhvillojnë anëtarët e “American Council on Education – ACE”.

Këshilli Amerikan për Arsimin (ACE), me mbështetjen e Fondacionit Lumina, është një komunitet global i të mësuarit - Rrjeti Global i Arritjes dhe Përfshirjes (GAIN) për shkëmbimin e praktikave inovative dhe synon të identifikojë qasje fleksibile për studentët. ACE është themeluar më 1918, me qendër në Uashington të SHBA-ve.

Anëtarësimi përfshin përfaqësues nga tetë vende themeluese ose rajone, dhe secili delegacion përbëhet nga ekspertë të politikave dhe specialistë. Me mbi 1700 anëtar, si universitete dhe shoqata të arsimit të lartë, ACE koordinon përpjekjet e avokimit të arsimit të lartë për nevojat e kolegjeve, universiteteve dhe studentëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022  - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)