20 Prill 2024

Universitetet publike do të shpallin konkurset në të njëjtën ditë

Prishtinë, 11 qershor - Universitetet publike do të shpallin konkurset për pranimin e studentëve për vitin akademik 2018/19 në të njëjtën ditë.

Për këtë u dakorduan rektorët e këtyre universiteteve në takimin e radhës së Konferencës së Rektorëve që u mbajt të hënën në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. 

Rektorët thanë se kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për hapjen e konkurseve për pranimin e studentëve në vitin akademik 2018/19.

Konkurset do të hapen pasi Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të miratoj propozimet për numrin e studentëve që do të pranohen në secilin universitet.

Në këtë mbledhje, rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, prof. Dr. Ramë Vata, u zgjodh kryesues i ri i Konferencës së Rektorëve, i cili do të pasoj në këtë post rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof.dr. Marjan Dema. Zëvendëskryesues u zgjodh, rektori i Universitetit “Haxhin Zeka” në Pejë, prof. dr. Fadil Millaku.

Rektorët e kanë falënderuar kryesuesin e deritashëm të Konferencës së Rektorëve, prof.dr. Marjan Dema, për angazhimin dhe punën e bërë.

Një vit pas themelimit të kësaj konference, u vlerësua se është bërë një punë jashtëzakonisht e mirë që duhet të vazhdoj edhe në të ardhmen. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)