02 Prill 2020

UNDP dhe Universum fillojne shkollën mbi zhvillimin njerëzor

Prishtinë, 21 mars - Sot, UNDP dhe Kolegji Universitar Universum nënshkruan një Memorandum të Mirëkuptimit (MoU) për fillimin e shkollës mbi zhvillim të qëndrueshëm njerëzor, e para e këtij lloji në Kosovë dhe rajon.

Shkolla do të fillojë më 16 prill dhe do të zgjasë dhjetë ditë me qëllim kryesor të arsimimit të pjesëmarrësve rreth trendeve aktuale dhe në zhvillim e sipër të zhvillimit njerëzor në nivel global, rajonal dhe kombëtar.

Pjesëmarrësit e shkollës do të kenë qasje në bibliotekën elektronike dhe në forumin on-line për të marrë pjesë në diskutime që do të drejtohen nga facilitatorë tematik.

25 studentët më të mirë do të përzgjidhen bazuar në rekomandimet e profesorëve dhe nivelin e dijenisë së gjuhës angleze.

Kursi do të përbëhet nga ushtrime praktike dhe diskutime të udhëhequra nga ekspertë dhe profesionistë të fushave të ndryshme nga UNDP-ja, rrethi akademik dhe organizatat ndërkombëtare zhvillimore.

Memorandumi u nënshkrua nga  Osnat Lubrani,Koordinatore e KB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së dhe Arlinda Berisha,  UD e Drejtoreshës në Kolegjin Universitar Universum.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Prill 2020

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për t’u konsultuar lidhur me formimin e Qeverisë së re, ose shkuarjen në zgjedhje. (Zyra e Presidentit, ora 10:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq. (Zyra e Presidentit, ora 10:30) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. (Zyra e Presidentit, ora 11:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6 Plus. (Zyra e Presidentit, ora 11:30)