28 Janar 2021

UKZ nis takimet punuese për procesin e akreditimit institucional

Gjilan, 24 nëntor - Rektori i Universiteti Publik ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të procesit të akreditimit 2020/21, kërkon mobilizimin e gjithë stafit të Universitetit duke u nisur nga prorektorët, dekanët, prodekanët, stafit akademik dhe administratës, etj.

Përveç akreditimit institucional, në proces janë edhe 12 programe studimore për akreditim/riakreditim.

Universiteti  Publik ’’Kadri Zeka’’ në Gjilan në proces të ri akreditim institucional, ka për ri akreditim gjashtë  programe: Fillor dhe Parashkollor (BA), Shkencat Kompjuterike (BA), Finance dhe Kontabilitet i Aplikuar (BA), E-qeverisje (MA), Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike (MA) si dhe për akreditim po ashtu ka në proces gjashtë programe të reja: Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (MA), Mësimdhënie e Kurrikula (MA), Kontrolla e Sistemeve dhe Inteligjenca Artificiale (MSC), Menaxhim dhe Ndërmarrësi (MSC), Juridiko-Penal (MSc), Administrimi dhe e Drejta e Unionit Evropian (BSc).

Për këtë Rektori Kosumi ka marrë vendim duke krijuar edhe agjendën për grupet punuese për secilin standard veç e veç (11 standarde ne total), të cilat grupe do të shkruajnë Raportin e  Vetëvlerësimit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Grupet punuese do të punojnë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00, përgjatë muajit nëntor dhe dhjetor 2020.

Në kuadër të këtij procesi deri tani të gjitha dokumentet e kërkuara janë dorëzuar me kohe duke përfshire edhe tabelën me bartës të të gjitha programeve studimore si dhe përfundimin e deklarimit te Stafit Akademik në platformën E-Akreditimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Dhjetor 2020

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së gjatë vitit 2020. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:00)

- KDI organizon konferencën për media ku do të shpaloset “Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit” për vitin 2020 përgatitur nga Transparency International. (Zyret e KDI-së, ora 10:00)  

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Promovohet libri “Krime serbe në Kosovë”, i autorit Çerçiz Loloçi. (Qendra Mediale të Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me COVID-19. (Ministria e Shëndetësisë, ora 11:00)

- Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë organizon ngjarjen kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak - hebre Norbert Jokl. (Ambientet e Fakultetit të Edukimit-Filologjisë në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në Strellc të Deçanit. (Strellc – Deçan, ora 12:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet afër Ministrisë së Shëndetësisë. (Afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 13:00)

- Kandidati për deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, mban konferencën për medie. (Zyra e AAK-së, ora 13:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj merrë pjesë në takimin në mbështetje të nominuarëve për deputet në Skenderaj. (Lokali 'Te Mixha' në fshatin - Polac, Skënderaj, ora 16:30)