20 Prill 2024

UBT përfituese e projekteve të shumta të Bashkimit Evropian

Prishtinë, 20 korrik - UBT prej themelimit në vazhdimësi është përfituese e  projekteve ndërkombëtare të sektorit të arsimit në Evropë dhe më gjerë. Përveç të tjerave,  po gjatë këtyre ditëve  UBT  përfitoi projektin “SEECEL- South East European Countries for Enterprenership Learing”, projekt i Bashkimit Evropian.

Vlen të veçohet se UBT është Universiteti i vetëm privat nga Kosova që është përfituese e  projektit në fjalë.

Përfituese të këtij  projekti janë  edhe disa shtete të rajonit  dhe më gjerë si Kroacia, Mali i Zi , Maqedonia,  Shqipëria , Bosnja dhe Hercegovina , Serbia,  Shqipëria dhe Turqia.

Projekti në fjalë përveç të tjerave ka për qëllim   të   zhvilloj   ndërmarrësin në institucione jobiznesore,   përmes  institucioneve universitare, në mënyrë që  studentët dhe stafi  i këtyre institucioneve përfituese  të aftësohen sa më shumë në perceptimin e filozofisë që mbartë në vete ndërmarrësin (ekonomin e orientuar dhe tregun).

Drejtoresha e projektit “ SEECEL”, znj. Efka Heder,  në takimin me këshilltarët e lartë të  Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë, tha se institucionet e përzgjedhura,  në vazhdimësi për vitet në vijim kanë me qenë target nga fondet e shumta të programeve që ofron ky projekt përmes Komisionit Evropian dhe studentët e stafi i tyre do të ketë benifite të mëdha, përfundoi znj. Heder.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)