22 Prill 2021

UBT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me IPKO-në

Prishtinë, 20 janar - Përveç kombinimit të përvojave më të mira akademike me punën praktike në industrinë e telekomunikacionit, për studentët e UBT, IPKO gjithashtu do të ofrojë tri produkte të veçanta të komunikimit mobil falas brenda rrethit të studentëve dhe stafit të UBT-së, zbritje në telefonat e mençur mobil, me këste dhe pa kamatë, wireless falas në kampusin e UBT- së, për nevojat e studentëve dhe stafit akademik dhe atij administrativ.

Po ashtu gjatë ditëve në vijim, IPKO do të fillojë promovimin dhe shpërndarjen e produkteve të veçanta për studentët dhe stafin e UBT-së, ndërsa pas pajisjes me numra mobil nga IPKO, të gjitha njoftimet zyrtare të Universitetit tek studentët do të bëhen në numrat e tyre 049”, u citua gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit  në mes  Universiteti për Biznes dhe Teknologji UBT me kompaninë IPKO.

Më tej marrëveshja e bashkëpunimi me IPKO, studentëve të UBT-së do tu ofrohet qasje për punë praktike apo profesionale në kompaninë telekomunikuese, pjesëmarrje në punëtoritë e përbashkëta mes studentëve dhe stafit të kompanisë, zbatim i projekteve të përbashkëta mes universitetit dhe IPKO-së, trajnim të stafit të kompanisë, etj.

Më tej citohet se nga kjo marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë IPKO,  përfituesit  kryesor do të jenë studentët,  stafi akademik dhe administrativ i Universitetit UBT. 

Bashkëngjitur mund ta gjeni broshurën informative rreth produkteve të ofruara, përmes së cilit ju do të mund të komunikoni dhe bashkëpunoni lirshëm, ndërsa më shumë detaje rreth tyre do të ofrohen nga stafi i kompanisë IPKO, brenda ditëve në vijim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Prill 2021

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media për hidrocentralet. (Tek ura në Brezovicë, 100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit, ora 9:15)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me moton "Shpëtoni Planetin" shënohet Dita e Tokës për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur mjedisin për brezat e ardhshëm. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 10:00)

-  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitetet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Hapësira e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës Arian Zeka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me UN-Habitat dhe agjencitë e tjera të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të organizojnë inaugurimin e Sistemit Solar Fotovaltaik në ndërtesen e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”, ora 12:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do ta pres në aeroport Ministrin e Jashtëm te Gjermanisë, Heiko Maas. (Aeroportin e Prishtinë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- OJQ Projekti 5 Cent organizon ngjarjen për "Ditën e Tokës", ku do të bëhet mbjellja e 51 fidaneve me rastin e shënimit të kësaj dite. (Oborri i SHFMU “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ora ora 14:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Kabineti i Presidentës, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të zhvillojnë takimin bilateral. (Kabineti i ministres Gervalla, ora 17:00) vetëm pamje)