04 Korrik 2020

UBT ndau çmim për mbretin e marketingut

Prishtinë, 30 maj - Profesorin Philip Kotlerin  për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në zhvillnin e shkencës në fushën e marketingut dhe të ekonomisë në nivel botërorë,  Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Këshilli Akademik i UBT-së, si shenjë respekti e nderuan me Çmimin më të lartë që parasheh Stauti i Universitetit UBT, “Leadership Excellence Award”.

Përveç çmimit të cekur më lartë,  përpos shumë kompanive të mëdha,  Universiteti UBT  e sponsoroi  qëndrim e  Prof. Kotllerit  në Kosovë, ku  para shumë të pranishmëve gjatë një  seminarin një ditorë  ligjëroi me temën \"Marketingu i bazuar në vlera \".
 
Vlen të citohet se profesor Kotleri ka botuar një numër të madhe të tekste shkencore universitare nga fusha e marketingut, dhe shumica nga këto tekste gjenden dhe shfrytëzohen gjatë studimeve në UBT si në nivelin Bachelor dhe atë Master.

Profesorët e njohur nga SHBA, BE  por edhe ata vendorë  të cilët ligjërojnë në UBT në shumicën e rasteve përdorin pandalshëm librat e Prof.  Kotlerit.

Pasi për studentët e stafin akademik vendorë dhe ndërkombëtar të UBT –së, figura dhe krijimtaria e prof Kotlerit është e njohur, edhe prania e tyre nuk  mungoi gjatë zhvillimeve të seminarit me temën \"Marketingu i bazuar në vlera” .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)