25 Prill 2024

UBT e fillon bashkëpunimin me Universitetin e Pillzenit

Prishtinë, 12 tetor - Presidenti  i  Universitetit për  Biznes dhe Teknologji (UBT) Prof.  Dr.  Edmond Hajrizi,  zhvilloi një takim shumë të rëndësishëm gjatë qëndrimit të tij disaditëshe në Pragë të Republikës së Çekisë  edhe në Universitetin e Pillzenit   dhe u takua me  prodekanin  Prof.  Dr.  Vladimir Dushek.

z. Dushek përveç të tjerave ka prezantuar përvojat dhjetëvjeçare   të ndërtimit  të një zone ekonomike dhe për rolin e universitetit  në këtë zonë  më konkretisht për ndërtimin e projektit në fjalë. Po ashtu të dyja palët u fokusuan  bartjen e njohurive.

Gjithashtu z. Hajrizi dhe Dushek  folën për të gjitha mundësit e bashkëpunimit në një të ardhme  të afërt në të gjithë nivelet e studimit si mastar dhe atë të doktoratës  dhe  për projektet e përbashkëta në atë evropian dhe regjional,  shkëmbimin e literaturës më të avancuar, dhe për çështje tjera akademike të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet.

Hajrizi u nda i kënaqur me  të arriturat e universitetit në fjalë në të gjithë lëmit më konkretisht për rolin e universitetit në ndërtimin e zonës ekonomike.

               
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)