25 Prill 2024

UBT dhe Republika Çeke për një ambient me shumë investitorë

Prishtinë, 23 gusht 2011 – Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtinë, gjatë këtyre ditëve organizoi disa konferenca të njëpasnjëshme  me temën “Përmirësimi i klimës së investimeve dhe ndërmarrësisë në Kosovë”. 

Po ashtu  në kuadër të kësaj teme ose  në kuadër të projektit për përmirësimin e klimës  është organizuar edhe vizita  studimore nëpër komunat e Kosovës  si në Komunën e Prishtinës, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren,  Gjilan,  Novobërdë,  Shtime, etj ,   ku partnerët e projektit patën  mundësi që për së afërmi  t’i  identifikojnë  nevojat dhe  kërkesat  për përmirësimin e klimës së investimeve të  huaja  dhe patën mundësi të takohen edhe me Zyrat Rajonale Zhvillimore dhe me qeverisjet komunale.

Në fokus të vizitës kanë qenë komunat të cilat që disponojnë parqe industriale, zona ekonomike, apo komuna te cilat planifikojnë që në të ardhmen të themelojnë parqe dhe zona.

Pjesëmarrës të vizitës po  ashtu organizatorë dhe implementues të projektit  janë  Quality Kosova- Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) dhe Czech INVENT Technology Agency, kurse është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, SOROS- Zyra në Pragë dhe në Prishtinë dhe UBT.

Si pjesë finale e projektit do të organizohet edhe një konferencë  ku do të diskutohet rreth krijimit të strategjive për përmirësimin e klimës  së ndërrmarrësisë dhe investimeve të huaja në Kosovë.

Quality Kosova është themeluar dhe drejtohet nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) dhe e pranuar me të drejta të plota si anëtare e Organizatës Evropiane për Cilësi (Europian Organization for Quality).

Quality Kosova funksionon që nga viti 2006 dhe është asociacion që merret me çështjen e kualitetit, standardeve, certifikimeve dhe konfirmimit. Promovon cilësinë në Kosovë, në bazë të standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, merret me certifikimin e sistemeve e produkteve, si ISO 9001 e të tjerë.

Si vazhdimësi e projektit do të organizohet  edhe një  vizitë  studimore në  Prag të Republikës Çeke, ku vizita do të realizohet më 11 deri më 17 shtator 2011.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)